Mbrojtja e privatësisë suaj kur vizitoni faqen tonë të internetit (www.fedinvest.al) dhe platformat e saj, është është shumë e rëndësishme për ne, ndaj, kemi kënaqësinë t'ju informojmë se FED invest dhe ABA Online është përgjegjës për privatësinë e të dhënave në këtë faqe interneti. FED invest dhe ABA Online zbaton me kujdes bazën ligjore të mbrojtjes së të dhënave (ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, GDPR dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale) gjatë përdorimit dhe përpunimit të tyre. Institucioni jonë rezervon të drejtën e përdorimit të të dhënave personale në masën e lejuar me ligj, në varësi të të drejtave të personave të prekur siç përshkruhet më poshtë.
...Kjo deklaratë e privatësisë është e vlefshme vetëm për www.fedinvest.al dhe platformat përkatëse të saj (www.abaonline.al), jo për platformat apo faqet e internetit që menaxhohen dhe operohen nga palë të treta. Ju lutemi referojuni deklaratave të privatësisë së faqeve që menaxhohen dhe operohen nga palë të treta, pasi këto faqe janë jashtë kontrollit tonë dhe FED invest nuk është përgjegjës për përmbajtjen e tyre dhe masat e mbrojtjes së të dhënave.
[1.] Privatësia e të dhënave
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.
FED invest ka marrë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, manipulimi ose aksesi i paautorizuar. Masat e marra i nënshtrohen rishikimit të rregullt dhe përshtaten vazhdimisht për të qëndruar teknologjikisht të azhornuara, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
[2.] Mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale bazohet në:
[3.] Partnerët
FED invest dhe ABA Online bashkëpunon me partnerë të cilët janë përzgjedhur me kujdes dhe marrin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar që të dhënat tuaja të përpunohen në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe që të drejtat tuaja të mbrohen. Partnerëve nuk u lejohet të përdorin të dhënat personale të ofruara për qëllimet e tyre ose për reklamim ose t'ja ofrojnë palëve të treta.
[4.] Të drejtat e subjektit të të dhënave
E drejta për t'u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë:
Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të FED invest dhe Platformës ABA Online.
Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.fedinvest.al dhe platformën ABA Online www.abaonline.al, lutemi të na kontaktoni në:
e-mail: info@fedinvest.al© 2024 - FED Invest Application