Në Muriqan të Elbasanit, takojmë Samiun një fermer me prodhime në serë.
“Në vitin 2008 u ktheva nga emigrimi në Greqi për të qëndruar me nënën time të moshuar. Vendosa që të ndërtoj serë dhe për këtë gjeta mbështetje në FED invest. Sezoni i parë ishte një dështim, edhe për shkak të mungesës së përvojës por edhe mosdijes që vendi i përzgjedhur nga unë për ndërtimin e serës përmbytej dhe në kohën më përpara përdorej për orizore.
Përsëri u mbështeta me financim nga FED invest për mbushjen e tokës me dhé, ngritjen e nivelit me 20-30 cm në 2 dynymët e serës. Së fundmi sapo kam marrë kredinë e radhës për shtimin e sipërfaqes së serës edhe me 2 dynym të tjerë.”
Në bisedë me Samiun na kërkon këshilla teknologjike mbi kulturat e tij prioritare, përdorimin e pesticideve apo produkteve të mbrojtjes së bimëve. I sugjeruam regjistrimin dhe ndjekjen e platformës sonë ABA Online, gjë që e mirëpriti dhe u regjistrua menjëherë madje, e shfrytëzoi duke adresuar një shqetësim në rubrikën Pyet Ekspertin.
Na premtoi që do të na takonte në çdo event që Qendra ABA do të organizojë në rajonin e Elbasanit.

Shpërndaj në rrjetet sociale: