SËMUNDJA E AETINOZËS




Shkaktar i sëmundjes është një koleopter që dëmton mjaltin dhe polenin duke u dhënë atyre erë putrifikati nga e cila, në rastet e rënda të infestimeve, bletët mund të braktisin edhe zgjoin.     

Kush është shkaktari i kësaj sëmundjeje?

  • Sëmundje që shkaktohet nga koleopteri Aethina tumida e cila tashmë është shfaqur edhe në  jug të Italisë fillimisht në vitin 2014 e më pas u rishfaq edhe në vitin 2019.
  • Me origjinë nga Afrika e jugut, koleopteri i vogël i zgjojeve ka bërë një ringjitje në kontinentin afrikan duke arritur Egjiptin, ku në qershor të vitit 2000, është sinjalizuar në një park bletësh 110km në veri-perëndim të Kairos.
  • Nga viti 1998 është e pranishme edhe në Shtetet e Bashkuara ku, në kundërshtim me dëmet relativisht modeste të rregjistruara në kontinentin afrikan ku është limitizuar vetëm me prekjen e kolonive të dobëta dhe hojet në magazina. Në SHBA është treguar shumë më tinzar, duke arritur të godasë edhe kolonitë më të forta për shkak të paaftësisë për tu mbrojtur të rracave të bletëve europiane.

PËRSHKRIMI I SHKAKTARIT TË SËMUNDJES

  • Forma e rritur (ajo e brumbujve) ka gjatësi 5-7 mm
  • Me formë të zgjatur ose vezake
  • Me ngjyrë të zezë në të kuqërremtë, kafe të errët ose me të zezë dhe e mbuluar me push të imët
  • Por madhësia dhe pamja e tyre mund të ndryshojnë shumë brenda një popullate.
  • Forma larvare të aetinës  mund të ngatërrohet me ato të larvës së tenjës së madhe të dyllit (Galleria mellonella)
  • Larvat e aetinës  dallohen pasi në pjesën e shpinës kanë kreshta të ngritura përgjat gjithë gjatësisë së trupit, si dhe tre palë këmbë të dallueshme në pjesën e përparme të trupit.
  • Larvat e tenjës së së dyllit nuk kanë kreshta në kurriz dhe kanë katër palë më shumë prolegësh të shkurtër, që janë më pak të zhvilluar se ato të aetinës
  • Të dy dëmtuesit mund të gjenden njëkohësisht në të njëjtin zgjua

DËMET QË SHKAKTON AETINOZA

  • Dëmi ekonomik nga koleopteri ndodh kur kolonia e bletës është e dobët dhe nuk ka aftësi për të mbrojtur hojet me mjaltë nga larvat e aetinës
  • Kur brumbujt e rritur infestojnë për herë të parë një koloni bletësh ata mund të kalojnë pa u vënë re derisa popullata e tyre të rritet përmes shumimit
  • Kur çel një sasi e madhe vezësh njëkohësishtë, në sipërfaqen e hojeve me mjaltë vërehen larvat të cilat, në ndryshim nga ato të tenjës së dyllit që që krijojnë tunele, shfaqen me një pamje me shkëlqim të hojes.
  • Kur një numër i madh i brumbujve të rritur defekojnë në mjaltë, ato përhapim maja, duke bërë që mjalti të fermentohet dhe të jetë i pa përdorshëm për konsum.
  • Në këtë rast mëma mund të pushojë së hedhuri vezë dhe e gjithë kolonia mund të braktisë zgjoin.
  • Kolonitë e dobëta janë veçanërisht të rrezikuara nga sulmet, por edhe kolonitë e forta mund të dëmtohen nga popullata e madhe e brumbujve
  • Nukleuset që përdoren për prodhimin e mëmave ose shtesat e reja të bletëve janë veçanërisht të prekshme nga sulmet e brumbujve.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi sëmundjen diagnostikimin, kontrollin dhe trajtimet e aetinozës

Data e publikimit: 14/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI

Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?

Lexo më shumë