Cilat janë mënyrat e infektimit dhe shenjat klinike të Aspergilozës së bletëve?




Mënyrat e infektimit: Sporet e myqeve të gjinisë Aspergillus gjenden pothuajse kudo. Duke u gjendur në organelet e luleve dhe në nektaret e tyre, sporet së bashku me polenin mblidhen nga bletët dhe depozitohen në zgjua. Përveç kësaj, bletët punëtore mund ti mbartin lehtësisht në këmbët dhe pushin e tyre, i transferojnë tek individë të tjerë të rritur dhe te larvat përgjatë kullotës dhe të ushqyerit. Myqet përhapen në folenë e bletëve, në vezët, larvat, pupat dhe bletët e rritura.

Zhvillimi i aspergilozës ndihmohet nga kushtet:

  • e temperaturës së ajrit nga + 25°C  në + 45°C;
  • e lagështisë mbi 90%;
  • motit me reshje shiu;
  • kavaletave të mëdha të barit;
  • pozicionimit të parkut të bletëve në terren me lagështirë;
  • familjet e bletëve të dobësuara;
  • zgjoje me mungesë ushqimi dhe të izoluara termikisht.

Aspergilloza e bletëve shfaqet zakonisht në pranverë dhe verë. Shenjat e infeksionit paraqitet me pamjen e “ pjellës së ngurtë” si dhe nga ndryshimet e gjendjes së larvave. Periudha e inkubacionit zgjat 3-4 ditë. Dhe në ditën 5-6 pjella vdes. Pasi myqet rriten në trupin e larvave në pjesën ndërmjet kokës dhe segmenteve, duke i ndryshuar ato edhe nga pamja e jashtëme. Larva marrin ngjyrë kremi ​​të çelur, të rrudhura dhe pa formëzimet normale. Kjo ndodh për shkak se absorbohet lagështia e larvave nga miceli i myqeve, pupa thahet dhe ngurtësohet (pjella e ngurtësuar).

Myqet formojnë spore në sipërfaqen e larvës së vdekur dhe, varësisht nga lloji i këpurdhave, larva merr ngjyrë në jeshile të hapur ose kafe të errët. Meqenëse miceli i myqeve mbush e ngurtëson qelizat, larvat nuk mund të hiqen prej andej. Kur sëmundja neglizhohet, myqet mbulojnë të gjithë pjellën, mbulesat e qelizave tregojnë se pjella ka dështuar.

Bletët e rritura preken nga aspergiloza më shpesh në pranverë. Ato fillimisht kanë sjellje të axhituar, lëvizjet e tyre të barkut shtohen. Pas pak kohësh, bletët e sëmura dobësohen, nuk mund të ngjiten në muret qelizave të hojeve, bien dhe vdesin brenda disa orësh. Bletët e sëmura nga aspergiloza ndryshojnë shumë në pamjen e jashtëme krahasuar me ato të shëndetshme. Ato rëndohen dhe fluturimi i tyre bëhet më i ngadaltë.

Miceli i myqeve, i cili rritet në zorrë, depërton në të gjithë trupin e një blete të rritur. Ai gjithashtu shfaqet pas kokës në formën e një jake. Kur barku dhe gjoksi i një blete të vdekur shtrydhet, verehet se ato janë bërë të forta. Për shkak të rritjes së mykut, bletët e vdekura duket sikur të kenë push më të gjatë krahasuar me ato të gjallat.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi  diagnostikimin dhe trajtimin e aspergilozës së bletëve Aspergilozën e bletëve

Data e publikimit: 25/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë