PANAIRI AGRO TECH 2020


Event: 19/11/2020 - 20/11/2020



Edicioni i III-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë AGROTECH Expo 2020, i organizuar nga Expocity Albania, do të zhvillohet në datat 19-20 Nëntor, 2020. 
Ky panair ofron një platformë komunikimi biznesi për aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agro-turizmit. Në një linjë me edicionet e mëparshme, AGROTECH Expo 2020 do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes: 

  • komunikimit të suksesshëm mes kompanive, 
  • ekspozimit të blerësve potencialë si dhe,
  • takimeve B2B. 


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: