KORRJA E LAVANDËS




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Në lidhje me proçesin e vjeljes dhe tharjes së lavandës duhet të tregohet një kujdes i veçantë, sepse lulesat e saj janë shumë delikate. 

Lavanda gjatë vitit të parë rritet ngadalë dhe rekomandohet që të priten kërcejtë e lulëzuara kur hapen sythat e parë gjatë sezonit të parë të rritjes me qëllim fuqizimin e bimës.

Zakonisht korrja bëhet gjatë verës (qershor-korrik). Të dish saktësisht se kur të korresh lavandën kërkon përvojë të gjerë. Në shumicën e rasteve, rekomandohet, korrja të bëhet në periudhën e gonxhimit masiv (dalja e kërcejve lulor), por shumica e luleve nuk janë hapur ende. Ekzistojnë dy rregulla të përgjithshme për korrjen e lavandës. 

  • E para është që kur të korrim, ne duhet të zgjedhim një ditë me diell me mot të butë dhe pa erë.  Një reshje e mundshme shiu në ditën e vjeljes (ose edhe 2-3 ditë më parë) do të ulë cilësinë e produktit përfundimtar. Nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta do të favorizojnë gjithashtu avullimin e vajit esencial, kështu që një pjesë e produktit tonë do të humbasë nëse është shumë nxehtë ose erë.
  • Si rregull i dytë praktik, ne e korrim lavandën për vaj esencial rreth 5-10 ditë më herët se kur korrim për kërcell lulesh.

Ekzistojnë disa teknika të vjeljes, varësisht nga se cila pjesë e bimës na nevojitet. Nëse ne jemi të interesuar për kërcell lulesh të thata, si rregull, ne korrim lavandon me kërcell më të gjatë. Nëse jemi të interesuar për vaj esencial, fillimisht duhet të vendosim nëse planifikojmë të prodhojmë vaj esencial vetëm nga lulet dhe/ose nga gjethet. Vaji esencial nga lulet është i cilësisë më të lartë.

Korrja e lavandës realizohet duke e prerë me gërshërë pikërisht nën grupin e parë të gjetheve të lulërisë. Korrja mund të realizohet edhe me mjete mekanike nëpërmjet makinave të posacme të lidhur me traktorë. Këto makina i presin kërcellet në gjatësi të paracaktuar në mënyrë që të nxisin rritjen e re.

Data e publikimit: 03/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FARËS SË ZEZË

Farat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ARONIAS

Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve të tjerë.

Lexo më shumë

KORRJA E ARONIAS

Korrja e aronias zakonisht bëhet në gjysmën e dytë të gushtit. Data e saktë e korrjes varet nga varieteti, kushtet e motit të vitit dhe mund të ndryshojë me dy javë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË AGULIÇES

Aguliçja (latinisht Primula officinalis) është bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10 - 30 cm. Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Lulëzon në periudhën prill-maj.

Lexo më shumë