Sëmundja e varroatozës për nga rëndësia e problematikave të bletarisë zë vendin e parë në nivel botëror. Luftimi i saj me preparate me bazë natyrale i hap rrugën prodhimeve organike në bletari.
Kush janë preparatet me bazë natyrale që mund të përdoren në luftimin e Varroatozës?
Preparatet ndahen në dy grupe:
Grupi i pare: VAJRAT ESENCIALE
Ku nga më të rëndësishmit dhe më të përdorurit gjerësisht është TIMOLI.
TIMOLI është përbërësi i vajrave që përdoret më gjerësisht në luftën kundër Varroas. Timoli është testuar në forma të ndryshme duke u përdorur si pluhur, lëng i përthithur në sfungjere sintetike që vendosen mbi kornizat, me efekte shumë të mira. Timoli lë sasi të mëdha mbetjesh kryesisht në dyll, ku fiksohet jo shumë fort e që më pas avullon për një kohë të shkurtër.
Kujdes se një lëndë e tillë (TIMOLI) kur përdoret në temperatura mbi 28°C mund të japë shqetësime në bletë.
DISA NGA PREPARATET KOMERCIALE ME BAZË TIMOLI
APILIFE (Timol, Mentol, Eukaliptol, dhe Kamfor). Është një formulim që ngjan me “biskotat” prej vermikuliti të mbushura secila me nga rreth 20 gr nga kjo përzierje me prevalencë të timolit 74- 76%. Gjatë gjithë trajtimit përdoren tre “biskota” për zgjua në intervalet 10-të ditë njëra nga tjetra. Në kushte optimale mund të japë efektshmëri 90-95%, por me një farë ndryshueshmërie rezultatesh në zgjoje të ndryshme brenda parkut të bletëve. Ndonjëherë jep prishje të ekuilibrit të brendshëm të kolonive, me pasojë bllokimin e pjellës, të cilat vërehen në kushtet e avullimit të lartë.
Duhet patur kujdes për të shmangur problemin më të madh që paraqet timoli, i cili është shtimi i avullimit me rritjen e temperaturave, do të ishte me vend që të shmangej përdorimi i këtij preparati veçanërisht në periudhat e nxehta (> 27-30°C).
Një zgjidhje të mirë në këtë drejtim e ka dhënë formulimi në preparatin APIGUARD, ku timoli është i inkluduar në xhelatinë, duke bërë të mundur avullimin e ngadaltë dhe të njëtrajtshëm të lëndës aktive. Rezultatet e këtij formulimi janë shumë të mira duke përdorur dy vasketa në çdo 15 ditë secila (pra trajtimi zgjat gjithsej 30 ditë).
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi trajtimin e bletëve kundër varroatozës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.
Lexo më shumë
Rriqnat e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.
Lexo më shumë
Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike
Lexo më shumë
Çfarë duhet të kenë parasysh bletarët në punën e tyre përgjatë vitit me bletët?
Lexo më shumë
Pershendetje. Jam interesum per ilace bletesh per kohen e ncehte korrik gusht
-Valentin Ruci
Pershendetje po APIGUARD në çfar temperaturash mund të përdoret dhe sa esht efekti i saj kunder varroas
-Durim
Pershendetje Gezim! Lidhur me komentin Tuaj, qe te mund te perdorni timolin ne luftimin e varroas temperatura maksimale e lejuar eshte 28 grade Celcius. Pra mbi kete temperature timoli nuk duhet perdorur pasi krijon shqetesime ne kolonine e bleteve. Ne temperaturat e larta mbi 30 grade Celcius prepartet e keshillueshme per tu perdorur ne luftimin e varroas jane ata me baze acidi oksalik.
-Pellumb Aleksi
Përshendetje jam nje bletar i ri, flm per ndihmen qe naj jepni për bletarin, aban me perdor TIMOL SET ika 30 copa paketa per rriqna dhe sa duhet meqen temperaturat kur perdoret flm shum
-Gëzim
Jam shumë dakord me ju edhe unë të njëjtat gjëra veproj dhe Jam shumë i kënaqur respekt
-Arjanzefi