Moti i nxehtë mund të rrisë gjithashtu rreziqet e pneumonisë. Kjo pasi stresi nga vapa ul reagimin e imunitetit të viçave duke rritur ndikimin e viruseve dhe bakterieve për shfaqjen e infeksioneve. Kushtet e motit të nxehtë, të thatë dhe me pluhur bëhen pengesë për frymëmarrje normale duke qënë se bakteret vendosen më lehtësisht në pjesën e poshtëme të shtresave ajrore. Gjithashtu, ndryshimet ndërmjet motit të nxehtë dhe të thatë gjatë ditës dhe atij më të freskët dhe të lagësht gjatë natës bëhen shkak për shtimin e stresit tek viçat dhe shoqërohen me probleme të pneumonisë. Kujdes, transporti, përzjerja e grupeve të ndryshëm të viçave, mënyra e trajtimit, si dhe faktorë të tjerë stresues rrisin rrezikun e problemeve me frymëmarrjen. Viçat e lindur nga lopë me cilësi të dobët kulloshtre, ato që shfaqin diarre në moshë të hershme, kanë imunitet më të ulët dhe për pasojë rrezik më të lartë për prekje.
Cilat janë shenjat tipike të cilave duhet ti kushtoni vëmendje?
- Nën efektin e rrezikut të pneumonisë, viçat shfaqin rënie të pozicionit normal të veshëve, reduktojnë dinamikën e aktivitetit të tyre, kanë tendencë të veçohen nga grupi, shpeshtojnë frymëmarrjen, shfaqin rrjedhje nga hundët si dhe mungesë oreksi.
- Viçat kanë rritje të temperaturës, shfaqin shenja depresioni, rrisin intensitetin e frymëmarrjes, kanë kollitje të thatë, shenja këto që mund të avancojnë shumë shpejt.
Cilat janë masat parandaluese për sëmundjet e frymëmarrjes?
- Zbatoni praktika që sjellin uljen e temperaturës së ambjentit, organizoni aktivitetin tek viçat për periudhat më të freskëta të ditës, shmangni lëvizjet e pa nevojshme të tyre si dhe lëvizjet në orët me temperaturë më të lartë.
- Shmangni sa më shumë të jetë e mundur përzjerjen e grupeve.
- Përmirësoni ambjentet që sigurojnë hijezim, përmirësoni ventilimin, si dhe kontrollin e pluhurit kur është e mundur.
- Ofroni ujë të bollshëm e të pastërt.
- Shmangni mbi popullimin e bokseve të viçave.
- Kontrolloni administrimin e kulloshtrës.
- Kushtojini sa më shumë vëmendje viçave të lindur nga pjelljet e para të mëshqerrave, pasi ato kanë nivel më të lartë rreziku për prekje.
- Në bashkëpunim me veterinerin, ndiqni programet e vaksinimit që ofrohen për kontrollin e viruseve të sëmundjeve të frymëmarrjes.
- Zbulimi sa më i hershëm i problemit dhe trajtimi i duhur nga veterineri, rrisin mundësinë për përmirësim.
- Kushtojini vëmendje mbështetjes nga veterineri në momentin e duhur. Ndaj, ju rekomandojmë që të kontaktoni veterinerin menjëherë sapo të vëreni shanja të rritjes së temperaturës ose çrregullime në frymëmarrje.
Mbani parasysh! Në rastin kur në tufën tuaj keni viça të cilët preken në mënyrë kronike nga pneumonia të cilët është e vështirë të shërohen plotësisht, ato duhet të skartohen, pasi shndërrohen edhe në objekt për përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Si mund të realizohet kurimi i sëmundjeve si pneumonia?
- Së bashku me veterinerin përcaktoni kufijtë e trajtimit si për shembull ato të temperaturës, kjo pasi trajtimi sa më i hershëm ul dëmtimin e mushkërive dhe vdekjen e viçave.
- Mjeku veteriner zbaton terapi anti mikrobeve, anti inflamimit, përdorimin e lëngjeve dhe suplementeve ushqyes sipas nevojës.
- Viçat e prekur duhet ti izoloni nga tufa për të shmangur përhapjen.
- Kushtojini vëmendje mbajtjes së situatës nën kontroll. Bëni rikontroll të situatës së paku 24 orë pas trajtimit dhe mbani veterinerin të informuar mbi situatën.
Si të realizoni monitorimin e situatës në kushte praktike?
- Përgatisni një protokoll monitorimi ditor ku të përfshihen matja e temperaturës, rrjedhja e hundëve, pozicioni i veshëve, frymëmarrja, kollitjet, oreksi, duke mbajtur shënime për sejcilin prej këtyre treguesve.
- Temperatura dhe shenjat klinike janë përcaktues të mënyrës së trajtimit.
- Bëni kontrolle të përditëshme për shenjat.
- Mbani shënim për të gjithë treguesit e sipër përmendur duke rregjistruar numërin e matrikullit, moshën e viçit, datën e vëzhgimit, temperaturën, shenajt e tjera, trajtimin, rezultatin e trajtimit.