VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Vitamina A, ose vitamina e shëndetit. 

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lopëve. Vlerat e Vitaminës A janë veçanërisht të padiskutueshme në mot të thatë kur në foragjere ulet niveli i karotenit dhe për pasojë edhe sasia e Vitaminës A. Mungesa e vitaminës A redukton marrjen e ushqimeve, për pasojë dhe rritjen e kafshëve. Pasoja të tjera të mungesës së Vitaminës A janë krijimi i edemave, verbimi i natës, sikurse dhe diarrea. Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në ngjizjen apo fekondimin e lopëve, pasi në mungesë të saj lopët shfaqin probleme me riprodhimin. Mungesa e Vitaminës A gjithashtu shkakton abortime në lopë, lindje të viçave pa jetë ose viça të dobët dhe pa imunitet. 

Vitamina D, ose ndryshe vitamina e kockave. 

Vitamina D krahas rolit të saj të drejtpërdrejtë në forcimin e kockave, luan një rol të padiskutueshëm për ruajtjen e niveleve të kalciumit dhe fosforit ne trup. Duke qenëse ajo prodhohet nga lëkura e ekspozuar në diell, është i rëndësishëm ekspozimi i kafshëve në natyrë nën rrezet e diellit. Mbani parasysh se mungesa e Vitaminës D shkakton rakitizëm, rritje të ngadaltë të kafshëve, si dhe ngurtësim të muskujve. Mungesa e saj bëhet shkak për shfaqjen e sëmundjeve infektive dhe një sistem imunitar të dobët. Nën mungesën e Vitaminës D lopët nuk arrijnë dot pikun e prodhimit të qumështit. 

Vitamina E ose vitamina e sistemeve. 

Vitamina E është vitamina që garanton një funksion normal të sistemeve të ndryshëm si sistemit muskulor, sistemit nervor, sistemit riprodhues, sistemit imunitar (rezistencës ndaj sëmundjeve). Vitamina E është një faktor i rëndësishëm që luan rol në parandalimin e mastitit tek lopët e qumështit. Duke marrë në konsideratë se në 60 vitet e fundit prodhimi i qumështit është dyfishuar, por mastiti (qoftë i fshehtë apo i dukshëm) është 12 fishuar, prania e Vitaminës E luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lopëve dhe ekonominë e fermës. Nga ana tjetër pasurimi i ushqimit me Vitaminën E rrit rezistencën e lopëve ndaj mikroorganizmave. Vitamina E e pranishme në gjak bën të mundur parandalimin e ethes (damllasë së qumështit) dhe sëmundjeve metabolike. 

Zinku, ose elementi i thundrave të shëndetshme. 

Prania e zinkut në ushqim rrit fortësinë dhe rezistencën e thundrave në mënyrë direkte, pasi zinku ndikon në formimin dhe forcimin e lëkurës, uljen e nivelit të sëmundjeve të thundrave si dermatitet e  thundrave, çalimet, kalbjen si dhe çarjen e thundrës. Prania e zinkut ul nivelin e sëmundjeve, pasi duke rritur aktivizimin e sistemit imunitar rrit aftësitë e lopëve për të luftuar ndaj infeksioneve siç mund të jenë mastitet. Një ndikim të padiskutueshëm Zinku ka edhe mbi rritjen e fertilitetit, duke luajtur një rol thelbësor në funksionet riprodhuese si krijimin e një cikli të fortë, të shprehur mirë, përmirësimin e shkallës së ngjizjes dhe uljen e nivelit të metriteve. 

Bakri është një tjetër element i rëndësishëm veçanërisht me ndikim në fertilitet, imunitet dhe thundra. Mungesa e bakrit reflektohet në ç'ngjyrosje të ngjyrës së lëkurës, anemi, imunitet të brishtë si dhe rënie të shkallës së rritjes, e diarre. Në sistemin riprodhues, mungesa e bakrit sjell ulje të shkallës së ngjizjes si dhe rritje të numrit të ditëve të servis-periodës. Gjithashtu, mungesa e bakrit reflektohet në dobësinë e thundrave dhe shfaqjen e problemeve të tyre. 

SELENI është një element me ndikim të konsiderueshëm në prodhimin e qumështit. Ai ndikon në përmirësimin e parametrave të fertilitetit. Ndikimi i selenit është që në fazat e para të jetës së viçave, pasi në mungesë të nivelit të duhur të selenit, lindin viça pre- maturë, të dobët, ndodhin lindje të parakohshme pa jetë sikurse dhe kemi raste të aborteve. Viçat shfaqin pa aftësi për të filluar ecjen, si dhe pësojnë një rrëzim të papritur dhe vdekje 2-3 ditë pas pjelljes. Shenjat e mungesës së Selenit mund të shfaqen dhe në diarre kronike si dhe në një shkallë të ulët rritje. Mungesa e Selenit gjithashtu shkakton edhe rezistencë të dobët që shpesh shoqërohet me mastite tek lopët e qumështit. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Përdorimi i Premikseve.

Data e publikimit: 18/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

METODAT PËR MBAJTJEN E TEMPERATURËS OPTIMALE NË USHQIMIN DITOR TË LOPËVE

Cilët faktorë ndikojnë në ngrohjen (djegien) e barit të jonxhës dhe barit të livadhit?

Lexo më shumë

NXEHTËSIA SHKAKTAR I PRISHJES SË CILËSISË SË USHQIMEVE

Cilat janë nivelet e rrezikshme të temperaturave dhe ndikimi i tyre mbi cilësinë e barit?

Lexo më shumë

SI TË PËRBALLOJMË PROBLEMET QË SHFAQEN NGA NGROHJA (DJEGIA) E USHQIMEVE?

Cfarë mund të bëni me barin e dëmtuar?

Lexo më shumë

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM VLERËSIMI I KONDICIONIT TRUPOR TEK GJEDHI?

Vlerësimi me pikë i kondicionit trupor tek gjedhi është një metodë që shërben për të vlerësuar kondicionin trupor të kafshës, ose nivelin e dobësimit apo atë të dhjamosjes së tyre.

Lexo më shumë