Njihuni me historinë e suksesit të familjes Baki




Vendosur në Dvoran të Korçës, një fshat me kulturë pemëtarie të hershme, surprizohemi nga pemtëtoret e ngitura plot estetikë të familjes Baki. Pas kthimit nga emigracioni, familja Baki u investua seriozisht në ngritjen e pemëtoreve të qershisë, kumbullës dhe mollës. 

Takohemi fillimisht me Mirën, gruan sipërmarrëse të familjes Baki, e cila në bashkëpunim me bashkëshortin, përveç tokave në pronësi, kanë marrë me qera edhe tokat bujqësore të zonës, për të ngritur një aktivitet të mirëfilltë pemëtarie prej 1.5 hektarësh gjithësej. 

Mira tregon se pas kthimit nga Greqia, ishte FED invest institucioni i cili i besoi vizionit të familjes Baki dhe i mbështeti financiarisht në ngritjen e pemëtores së tyre. Mira krenohet me punën shembullore të familjes së saj dhe na tregon me imtësi mbi teknikat moderne bujqësore që përdor në kultivimin e një produkti cilësor për tregun: qershi, mollë dhe kumbulla cilësore, si dhe uthull organik. Në periudhën më intensive të vjeljes, familja Baki gjithashtu punëson edhe punëtorë sezonalë.

Për një mirëinformim të vazhdueshëm dhe në mënyrë që të jetë e përditësuar me tregun, Mira gjithashtu shfleton ABA Online. Vlerëson informacion e bollshëm dhe shumë të nevojshëm në praktikën e saj të punës dhe tregon interest të veçantë për tregun online.

“Qershitë e mija janë të shitura pa ardhur sezoni. Cilësia e mirë më ka mundësuar një treg të sigurtë. E njëjta vlen edhe për mollën dhe kumbullën”, tregon Mira. “Megjithatë tregu online në ABA Online është e ardhmja. Për mua kjo rubrikë është me interest të veçantë dhe kam mbështetjen e stafit të FED invest për të më ndihmuar fillimisht me publikimin e produkteve të mia bujqesore”. 

Mira gjithashtu tregon se ishte shfletimi i ABA Online, që e informoi lidhur me aplikikin e Skemës së Mbështetjes me Inpute Bujqësore, kriteret për të përfituar dhe afaftet kohore. “ABA Online është një aplikacion informativ, që vërtët më informon. Më informoi për skemën dhe përfitova. Mirënjohje të thellë për mbështetjen me inpute bujqësore. Kryesisht kam blerë pleh kimik për pemëtoret. Jemi shumë të kujdesshëm me spërkatjen, këshillohemi edhe me agronomët e zonës.” 

E ndërsa ecnin drejt pemtoreve të qershive, kamionët nga rrethet Vlorë dhe Fier po ngarkonin qershi dhe shpreheshin shumë të lumtur nga marrëdhënia e partneritetit me familjen Baki. Vendndodhja e pemëtoreve ishte ne aksin nacional Korçë-Sarandë, çka e bënte lehtësisht të aksesueshme transportin. Mira na tregon për frigoriferët e ngitur së fundmi në zone, në të dy krahët e rrugës kryesore. “Po punohet intensivisht, emigrantët po kthehen dhe po ndërtojnë shtëpitë. Disa po i kthehen bujqësisë, po punohet.”

Familja Baki gjithashtu fermenton mollën dhe prodhon uthull organik dhe me cilësi të lartë. Ky aktivitet ende nuk është formalizuar, por Mira tregon se falë mbështetjes së FED invest ndër vite, aktiviteti i familjes Baki rritet bashkë me kërkesat për financim. “FED invest mbetet partneri më i besueshëm për familjen Baki”. 

Data e publikimit: 21/06/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: