REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Tërshëra zë një vend të rëndësishëm ndërmjet kulturave foragjere për kokërr. Ajo gjen përdorim të gjerë kryesisht si ushqim i koncentruar për kuajt, kafshët në rritje, gjedhët, dhentë, shpendët dhe në përgjithësi për kafshët në prodhim.
Tërshëra shkon mirë në të gjitha zonat fitoklimatike të vendit tonë. Si e tillë, ajo ka një shtrirje të gjerë kultivimi.
Kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën
Kërkesat për lagështirën: Tërshëra ka kërkesa të mëdha ndaj ujit. Për këtë arsye zonat më të përshtatshme të kultivimit të saj janë ato që karakterizohen nga klima e freskët dhe e lagët. Për mbirje, farat e tërshërës duhet të thithin 60 – 65% të peshës së tyre. Depërtimi i lagështirës në farë bëhet më i ngadaltë në krahasim me të lashtat e tjera sepse fara e tërshërës është e veshur, prania e pushit në të si dhe përmbajtjes më të lartë të yndyrës në farë.
Kërkesat e tërshërës ndaj lagështisë, ndryshojnë sipas fazave të zhvillimit të saj. Kërkesat për lagështi fillojnë të rriten pas fazës së ngritjes dhe arrijnë pikën kulminante në fazën e kallëzimit, e cila është edhe periudha më kritike e saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kultivimi me sukses i tërshërës kushtëzohet, në radhë të parë, nga sasia e reshjeve gjatë periudhës së vegjetacionit në këto faza zhvillimi. Mungesa e lagështisë, sidomos 10-15 ditë para kallëzimit, ndikon negativisht në rendimentin e saj. Tërshëra dëmtohet nga moti i nxehtë dhe i thatë kur ato ndodhin nga fillimi i periudhës së mbushjes së kokrrës.
Kërkesat për temperaturën: Për ngrohtësi, tërshëra ka kërkesa më të pakta se të lashtat e tjera.
Kërkesat për tokën: Nuk ka kërkesa të veçanta ndaj tokës. Ajo rritet më mirë se çdo bimë tjetër në toka me lagështi si dhe tokat e çelura rishtas nga bonifikimi, livadhet e vjetëruara, pyjet e degraduara etj. Megjithatë tokat më të mira për kultivimin e tërshërës janë tokat e lidhura me një regjim të përshtatshëm të lagështirës. Krahasuar me të lashtat e tjera, tërshëra zhvillohet më mirë në tokat me reaksion acid (madhësia optimale e pH për kulturën e tërshërës është 5-7).
Konsiderohet si kulturë me kërkesa të pakta ndaj parabimës. Mbjellja e përsëritur e tërshërës në të njëjtin vend nuk rekomandohet pasi ajo preket nga sëmundje dhe dëmtues duke ulur ndjeshëm rendimentin. Në qarkullimin bujqësorë të arave, duke pasur parasysh se ajo e shfrytëzon tokën më tepër se drithërat e tjerë, rekomandohet që pas tërshërës të mbillen kultura bishtajore ose kultura prashitëse të plehëruara mirë.
Përgatitja e tokës për mbjellje
Përgatitja e tokës për mbjelljen e tërshërës konsiston në punimin e thellë 26 – 30 cm dhe punimet përgatitore para mbjelljes (përgatitja e shtratit të mbjelljes), të cilat kryhen në varësi të parabimës dhe kohës së mbjelljes.
Punimi në kohë dhe me cilësi i tokës për mbjellje është një nga hallkat më të rëndësishme e cila ndikon direkt në rritjen e rendimentit të tërshërës. Përgatitja e mirë e saj përmirëson regjimin ujor, ajror dhe ushqimor të tokës, rrit porozitetin dhe përshkueshmërinë e saj, e për pasojë edhe aktivitetin mikrobik, duke krijuar kushte të përshtatshme për një rritje e zhvillim normal të bimëve. Nga ana tjetër, nëpërmjet punimit dhe përgatitjes së mirë të tokës, ulet shkalla e infektimit të saj nga barërat e këqija e për rrjedhojë ulet edhe shkalla e infektimit nga sëmundjet e dëmtuesit.
Përgatitja e shtratit të mbjelljes, konsiston në përgatitjen e një ambienti sa më të përshtatshëm ku do të vendoset fara. Realizohet nëpërmjet diskimit, frezimit apo mjeteve tjera shkrifëruese të tokës. Gjatë përgatitjes së shtratit të mbjelljes realizohet edhe përmbysja e plehrave kimike që përdoren para mbjelljes. Duhet synuar që përgatitja e shtratit të mbjelljes të realizohet me sa më pak ndërhyrje në tokë, me qëllim ruajtjen e strukturës së saj.
Cilat janë afatet e mbjelljes së tërshërës?
Afatet e mbjelljes në tërshërë janë të varura nga zona e kultivimit të saj.
Mbjelljet e pranverës mund të kryhen edhe në zonat e ulëta, ku për arsye të ndryshme ajo nuk është kryer në vjeshtë (në këtë rast duhet të mbjellim llojet dimëror – pranveror ose pranverorë).
Pse ka rëndësi zgjedhja e farës për mbjellje?
Një kusht i rëndësishëm për të marrë rendimente të larta, nga kultura e tërshërës, është edhe përdorimi i farërave të zgjedhura dhe të një cilësie të mirë. Fara duhet të karakterizohet nga madhësi normale, të jetë uniforme dhe me peshë absolute të lartë. Gjithashtu ajo duhet të ketë fuqi dhe energji mbirëse sa më të lart e të jetë e pastër nga farërat e barërave të këqija.
Cila është norma e farës dhe mënyrat e mbjelljes së tërshërës?
Sasia e farës që nevojitet për mbjelljen e një hektari me tërshërë varet nga: kushtet klimatike, cilësia e farës, veçoritë e llojit, mënyra e mbjelljes, cilësia e përgatitjes së tokës, afati i mbjelljes etj. Përgjithësisht, densiteti i rekomanduar i bimëve për prodhimin kokërr është 240 bimë/m³. Në mbjelljet për kokërr rekomandohet të përdoret norma e farës 120-140 kg/ha. Në zonat me klimë më të ashpër, në afate të vonuara dhe përgatitja e tokës jo e mirë, norma e farës është më e lartë.
Në vendin tonë dy janë mënyrat e mbjelljes: me rreshta dhe me shpërndarje. Mbjellja me rreshta kryhet me makina mbjellëse të të lashtave ose me dorë. Gjithashtu mbjellja me shpërndarje mund të bëhet me dorë ose makina centrifugale.
Mënyra e dytë e mbjelljes (me shpërndarje) zbatohet kryesisht në ato raste kur makina mbjellëse nuk mund të futet për arsye të pjerrësisë, ose konfiguracionit të tokës, ose kur rrezikohet mbjellja për arsye të lagështisë së tepërt dhe nuk mund të hyjnë mjetet e mekanizuara.
Distanca mes rreshtash është 12-15 cm dhe thellësia e mbjelljes 3-4 cm.
Plehërimi fosforik
Dozat e plehërimit fosforik ndryshojnë në varësi të:
Në plehërimin e tërshërës rëndësi ka ruajtja e raporteve të drejta midis plehërimit fosfatik dhe atij azotik (1,5:1). Ruajtja e këtij raporti ndikon shumë në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj rrëzimit në këtë kulturë. Si normë orientuese e fosforit, për një tokë me pjellori mesatare, rekomandohet 3-4 kv/ha superfosfat i thjeshtë me 17-20 % l. a. P2O5. Shpërndarja e superfosfatit bëhet në dy shtresa, 1/3 e dozës e shpërndajmë para plugimit dhe 2/3 e shpërndajmë në punimet përgatitore, frezim apo diskim si dhe në bashkëshoqërim me farën.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek tërshëra
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Lexo më shumëKërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumë