Mbledhja, kultivimi dhe përpunimi i Aguliçes




 Primula veris L. është një specie shumëvjeçare e familjes Primulaceae, me rëndësi të lartë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike (MAPs) në Shqipëri, për shkak të përmbajtjes së lartë të saponinave triterpenike dhe flavonoideve, të cilat përdoren si pastrues i rrugëve të frymëmarrjes.

Në Shqipëri, kjo specie ka një potencial të dyfishtë:

  • mbledhje nga natyra
  • kultivim në zona malore dhe subalpine

IDENTIFIKIMI BOTANIK DHE KARAKTERISTIKAT

Taksonomia

  • Familja: Primulaceae  
  • Specia: Primula veris L.

Përshkrimi morfologjik

  • Forma biologjike: bimë shumëvjeçare me sytha pranë tokës
  • Rrënja: rrënjëz e shkurtër (rizomë) me rrënjëza që dalin nga kërcelli
  • Gjethet: të mbledhura në bazë të bimës (rozetë), pak të rrudhosura dhe me push
  • Lulet: të verdha, të mbledhura në tufë (si ombrellë), shpesh me njolla portokalli
  • Fruti: kapsulë me shumë fara

VENDI I RRITJES, PËRHAPJA DHE KUSHTET E MJEDISIT KU ZHVILLOHET BIMA

  • Lartësia: 700–2000 m
  • Habitat: livadhe, kullota, pyje të hapura
  • Tokat:
  • të pasura me lëndë organike (humus)
  • që kullojnë mirë ujin
  • pak acide deri neutrale (pH 5.5–7)

Shpërndarja në Shqipëri:

  • Dibër, Kukës, Korab, Valbonë, Shebenik-Jabllanicë, Gramoz, Skrapar, Ersekë, Përmet, etj.

PJESËT E PËRDORSHME 

  • Primulae flos (lulet) – pjesa kryesore
  • Gjethet dhe rrënjët – përdorim sekondar

Standard cilësie:

  • pa materiale të huaja (<2%)
  • lagështia <10%
  • ngjyrë e ruajtur

 

PËRBËRJA KIMIKE DHE RËNDËSIA

  • Saponina triterpenike ---- efekt si pastrues i rrugëve të frymëmarrjes
  • Flavonoide ----- mbrojnë organizmin (antioksidant)
  • Vajra esencialë ----- japin efekt ndihmës

Përmbajtja maksimale:

  • Në fazën e lulëzimit të hershëm

PËRDORIMI MJEKËSOR

  • trajtimi i kollës dhe bronkiteve
  • përdorim si pastrues i rrugëve të frymëmarrjes

 MBLEDHJA NGA NATYRA (GACP – Praktika të Mira):

Parimet kryesore:

  • mblidh vetëm një pjesë të bimëve (rreth 60–70%), që të rriten përsëri vitin tjetër
  • lër disa bimë pa prekur që të japin farë
  • mos i shkul rrënjët kur je duke vjelur lulet
  • mos mblidh në vende të ndotura (pranë rrugëve apo mbetjeve)

Teknikat e mbledhjes:

  • me dorë ose me gërshërë të pastra
  • merret vetëm pjesa që duhet (p.sh. lulet), pa dëmtuar bimën
  • vendosi në shporta ose thasë pëlhure, jo në qese plastike të mbyllura
  • mos i shtyp ose ngjesh, që të mos prishen

 VJELJA (korrja e luleve)

  • Koha:  Muajt Prill-Maj
  • mblidhen vetëm lulet e hapura mirë
  • përsëritet  vjelja çdo 2–3 ditë në të njëjtin vend
  • mblidhen në mëngjes, pasi të jetë tharë vesa
  • shmang mbledhjen kur është lagësht (pas shiut)

PASVJELJA DHE THARJA

Kushtet kryesore:

  • temperaturë 35–40°C
  • materiali duhet të thahet mirë (lagështia <10%)
  • vendoset në shtresë të hollë lulesh (2–3 cm)

Procedura e tharjes:

  • shpërndaji lulet në shtresë të hollë
  • thaji në vend të ajrosur mirë ose në tharëse diellore
  • mos i vendos në diell direkt
  • kontrollo që të mos krijohet myk

Tharja e mirë është çelësi për cilësinë

RUAJTJA DHE MAGAZINIMI

  • ruaji në qese letre, kuti kartoni ose thasë pambuku
  • mbaji në vend të thatë, të freskët dhe pa lagështirë
  • mos i lër pranë nxehtësisë ose dritës direkte

Kontrolloji herë pas here për myk ose dëmtues

Data e publikimit: 27/04/2026


Lini një koment


Komente të mëparshme
o84y26

-🪙 + 36,824.44 USD → graph.org/BALANCE-3682444-USD-04-21-2?hs=5490d96a7580e3a12a2773b6bf9992b5& 🪙

lg9x3o

-👔🪙 + 36,824.44 $ 💥➜ graph.org/Coinbase-04-13?hs=5490d96a7580e3a12a2773b6bf9992b5& 👔🪙


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË AGULIÇES

Aguliçja (latinisht Primula officinalis) është bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10 - 30 cm. Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Lulëzon në periudhën prill-maj.

Lexo më shumë

VJELJA DHE THARJA E AGULIÇES

Cilësia e prodhimit varet kryesisht nga kushtet e tharjes. Në asnjë rast tharja nuk mund të bëhet në dritë të madhe apo në diell.

Lexo më shumë