REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Speci është bima e dytë më e kultivuar në Shqipëri pas domates. Ai rritet mirë në të gjitha zonat klimaterike të Shqipërisë, në fusha dhe në sera, për treg të freskët si dhe për përdorim industrial, si në rastin e prodhimit të piperit të kuq ose ajvarit.
Sipas klasifikimit, specat i ndajmë në dy grupe kryesore: specat me frut të ëmbël dhe speca djegës. Si kategorizohen specat?
Specat e ëmbël ndahen në:
Specat djegës ndahen në bazë të gjatësisë dhe nivelit të djegies. Ato përdoren kryesisht në kuzhinë, të freskët ose të tharë, dhe në industri për përgatitjen e salcave të konservave dhe erëzave. Ato vijnë në forma nga më të ndryshmet dhe kultivohen në sera dhe në fushë të hapur.
Fermerët shqiptarë zgjedhin ta mbjellin specin në dy sezone.
Në sezonin e parë, mbjellja e fidanit, bëhet në muajt janar-mars në varësi të zonave dhe mikroklimave, në mënyrë që bima të japë prodhim në muajt prill-qershor. Në varësi të zgjedhjeve të fermerit, vjelja mund të vazhdojë deri në fund të tetorit.
Në sezonin e dytë, mbjellja e fidanit fillon në muajt qershor-gusht dhe vjelja nga muaji gusht deri në muajin nëntor. Fermerët, në varësi të tregut, zgjedhin të zgjasin ciklin e prodhimit deri në qershor të vitit pasardhës.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbjelljen e fidanit të specit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumëCilët janë faktorët që kontrollojnë proçesin e dekompozimit dhe kujdesi që duhet të tregoni për trajtimin e tyre duke qenë se jashtëqitjet e kafshëve përbëjnë një rrezik potencial për sëmundjet infektive tek njerëzit.
Lexo më shumë
Duam me shume informacione
-Klodian
Me cfare kultivari kombinohet mbjellja e specit 1 here spec, heren tjeter cfare? Pastaj spec , pastaj cfare ?
-Eldi