Punimi i tokës, ujitja dhe plehërimi tek kumbulla




Punimi i tokës. Me anë të punimit bëhet përmbysja e plehrave të përdoruara në plehërimin bazë (organik dhe mineralë), eliminohen barërat e këqija si dhe ruhet vlaga e tokës. Punimi bëhet gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe aplikohet kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë. Punimi duhet të jetë i cekët, rreth 15 - 20 cm thellësi, për të mos dëmtuar sistemin rrënjor. Në tokat me pjerrësi mbi 5% dhe ku mundësia e ujitjes është e kufizuar, këshillohet të mos punohen por të mbahet të pastra nga barishtet e këqija (të paktën deri në 70 cm nga trungu) nëpërmjet aplikimit të herbicideve (për të penguar erozionin). Ne sipërfaqen ndërmjet bimëve këshillohet mulçërimi (vendosja e lëndëve organike si barë, byk, gjethe të thara, tallash, torfe, etj,) me qëllim që të eliminohet largimi i ujit nëpërmjet avullimit.

Ujitja. Periudhat më kritike dhe kërkesat më të mëdha për ujë  janë:

- në fazën e lulëzimit; 

- në fazën e lidhjes së frutave;

- në fazën e rritjes intensive të frutave.

Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika. Duhet pasur parasysh që sasia e ujit për një periudhë vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha.

Plehërimi. Veç plehërimit të përvitshëm është e domosdoshme, që gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje, ajo duhet të plehërohet me rreth 500 kv/ha plehra organike, 10-15 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj. 

  • Në vitin e parë të kultivimit plehërimi azotik duhet të jetë rreth 150 g. lëndë aktive azotike (N) për bimë (pemë) ose  500 g pleh/pemë  dhe në vitin e dytë të kultivimit kjo sasi duhet të dyfishohet.
  • Këshillë! Plehu duhet të shpërndahet në mënyrë uniforme nën të gjithë kurorën e pemës dhe të përmbyset në tokë gjatë shkrifërimeve të sipërfaqes të sajë. 
  • Në vitin e tretë të kultivimit duhet të shtohen  rreth 50-70 kg/ha lëndë aktive  plehra fosforike dhe 100 kg/ha  potasike.
  • Në tokat e gëlqerëzuara sasia e plehrave fosforike duhet të rritet deri në 150 kg/ha. Këto duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e tokës dhe mundësisht në punimin e vjeshtës.
  • Gjatë periudhës së prodhimit, plehrat azotike duhet të jenë nga 150 kg/ha deri në 180 kg/ha lëndë aktive azotike dhe duhet të shpërndahen në disa duar gjatë vegjetacionit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit tek kumbulla

Data e publikimit: 16/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë