Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të preshit?




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e preshit duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Për të patur një shtrat të mirë të tokës ku do të mbillet preshi, fillimisht bëjmë punimin e parë qilizmë, herët në pranverë në thellësinë 35-40 cm dhe para mbjelljes bëhet punimi i dytë në thellësinë 26-30 cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshët. Tokat ku do të mbillet preshi të jenë të kulluara.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur, gjë të cilën e kërkon preshi, kanalet kulluese duhet të hapen thellë, nën nivelin e sistemit rrënjor.

Plehërimi i tokës
Për të patur rendiment të lartë të preshit, toka duhet plehëruar në mënyrë të baraspeshuar. Për çdo kv prodhim nevojitet 1kv pleh organik i kalbur mirë. Para punimit të dytë të tokës duhet të shpërndahen të gjitha llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike. Në bazë të analizave kimike të tokës, sipas nevojës mund të hidhet dhe një sasi plehu azotik në formën e uresë.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek preshi?

 Për të marrë një ton prodhim të freskët të preshit, kërkohen: azot (N)– 3.3 kg lëndë aktive;fosfor (P2O5)-2 kg lëndë aktive; potas (K2O) - 3 kg lëndë aktive në raport :1.7:1:1.5.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i preshit. 

Data e publikimit: 25/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE

Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë