NJIHUNI ME HISTORINË E SUKSESIT TË TREGTARIT TË INPUTEVE Z. XHEVAT FERHATI




Z. Xhevat Ferhati është agronom me profesion dhe që nga viti 1992 ushtron aktivitetin e tregtarit të inputeve bujqësore dhe blegtorale. Bashkëpunimin me FED invest, z. Xhevat e ka nisur qysh herët. Njihet thuajse me të gjithë fermerët e zonës, madje gjatë vizites sonë po tregtonte fidanë me një fermer nga Durrësi, i cili gjithashtu shprehu interes për tu bërë pjesë e ABA Online. 

Pavarësisht punës së tij intensive, Z. Xhevat nuk nguroi për të na treguar problematikat që kanë hasur fermerët, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Ai na tregoi se shpesh herë ofron inpute bujqësore fermerëve të zonës në mirëbesim për tu paguar në një moment të dytë. 

“Pres që të dali sezoni dhe pasi fermerët të kenë tregtuar produktet, të jenë në gjendje të më paguajnë në fund”. 

Ai gjithashu vlerësoi iniciativën e Skemës së Mbështetjes me Inpute Bujqësore për fermerët, mbështetje e ofruar nga JICA dhe FED invest, në kuadrin e projektit FiAS.  Z. Xhevat shpreh mirënjohje për mbështetjen me inpute për fermerët shqiptarë në një kohë të vështirë gjatë pandemisë globale të COVID-19.

Në ambientet e punës, z. Ferhat e kishte shpalosur posterin e ABA Online për të gjithë fermerët. 

“E shikoj me interes ABA Online, një këshillim me ekspertët e fushës dhe informacione të përditësuara për të gjithë fermerët shqiptarë.”

Data e publikimit: 23/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
katana

-katana

katana

-katana


Shpërndaj në rrjetet sociale: