Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet të përcaktojnë vendndodhjen dhe të administrojnë tregjet e kafshëve të gjalla. Mospërputhja e kushteve, kontrolli i gjësë së gjallë që tregëtohet, dhe moskontrolli i lëvizshmërisë së kafshëve rrezikon edhe sigurinë e konsumatorit. Mos-rrespektimi i njërës prej hallkave, siç janë: çertifikata që përmban historikun e vaksinimit, sëmundshmërinë e kafshës, lëvizjen e saj, nëse shitet diku tjetër, etj. e kthen në informal procesin e tregtimit të kafshëve.
Ligji 10 465, datë 29/09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, neni 54, pika b përcakton qartë përgjegjësinë e pushtetit vendor në organizimin e tregjeve të kafshëve të gjalla.
Nga kontrollet e ushtruara në pjesën më të madhe të njësive vendore rezulton se tregtimi i kafshëve kryhet jashtë kushteve hidro-sanitare, në vende të papërshtatshme, dhe pa mbikqyrje, çka mund të dëmtojë proçesin e gjurmueshmërisë së kafshëve, duke qenë se kjo mënyrë tregtimi mund të lërë hapsira për abuzime. Kafshët që tregtohen mund të mos jenë të shoqëruara me çertifikatën mjekësore; po kështu mund të mungojë historiku i lëvizjes së kafshës nga njëri vend në tjetrin, çka mund të sjellë boshllëqe në sistemin e regjistrimit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 230, datë 20.03.2013 “për përcaktimin e funksioneve, detyrave specifike dhe standarteve të shërbimit veterinar të qeverisjes vendore” në pikën 3 të tij sqaron se si bëhet përcaktimi i vendndodhjes dhe administrimi i tregjeve të kafshëve të gjalla. “Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë dhe bëjnë publike zonat e përshtatshme për ngritjen dhe funksionimin e tregjeve të kafshëve të gjalla në territorin që ata mbulojnë.
Gjatë këtij përcaktimi duhet të ruhet distanca e përshtatshme e vendndodhjes së tregjeve nga qendrat e banuara në një largësi minimale prej 5 km nga vija e verdhë e këtyre qendrave, si dhe lidhja e përshtatshme e tyre me rrugët nacionale, me qëllim mënjanimin e pengesave në qarkullimin rrugor”.
Njësitë e qeverisjes vendore, nëpërmjet strukturave të tyre veterinare, verifikojnë dhe mbikqyrin që këto tregje të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Po kështu udhëzimi përcakton se duhet të ketë një subjekt që administron tregun e kafshëve të gjalla, ndërkohë që një pjesë e mirë e tregjeve nuk funksionojnë në këtë mënyrë, çka rrit mundësinë për evazion fiskal (në rastet e shitjes së kafshës, prerja e një kuptoni tatimor) të ardhurat do të shkonin në arkën e shtetit.
“Subjekti, i cili ka në administrim tregun e kafshëve të gjalla, dorëzon tek mjeku veterinar i njësisë së qeverisjes vendore, të pranishëm në treg, dokumentacionin e shoqërimit të kafshëve, numrat e identifikimit apo matrikujt e tyre”- thotë VKM.
Mjeku veterinar, bazuar në dokumentet e dorëzuara sipas pikës 4 të kreut III të këtij vendimi, regjistron në regjistër apo në bazën elektronike të të dhënave, të miratuar nga autoriteti kompetent dhe e mban për një periudhë jo më të gjatë se 3 vjet, të paktën informacionin e mëposhtëm:
Ky informacion është përgatitur në kuadrin e projetit “Digjitalizimi i sektorit të blegtorisë” me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës - ILO dhe KASH. Informacioni u përgatit nga Prof. Assoc. Anila Kopali, PhD.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumë
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumë
Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumë
Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë