Fiku është bimë me origjinë nga Azia e Vogël. Në Europë, sidomos në zonën mesdhetare kultivohet qysh në kohërat prehistorike (para 4000 vjetësh).
Në vendin tonë gjendet në gjendje të egër e të butë dhe është kultivuar si në kopshtin e fermerit ashtu edhe në blloqe masive (Berat, Lushnjë, Fier, Tiranë, Shkodër, Lezhë, etj.).
Fiku përmban një përqindje të madhe të karbohidrateve, të proteinave dhe përveç këtyre ai përmban kripërat inorganike të tilla si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori, hekuri, bakri, zinku, squfuri, natriumi dhe klori. Ai gjithashtu përmban një numër të vitaminave, enzimave, fibra dietike deri në 18.5% etj.
Pra, fiku është një frut i pasur me elementet e nevojshme për ushqim të njerëzve. Në gjendje të freskët fiku përmban 10-12% sheqer, kurse i thatë 50 - 60% sheqer. Fiku është ilaçi më i mirë për shërimin e shumë sëmundjeve. Fiku konsumohet i freskët, i thatë si dhe mund të përdoret për prodhimin e reçelrave, marmelatës, etj.
Kërkesat për klimën dhe tokën
Klima. Fiku është bimë subtropikale, gjethe rënëse ndaj shkon mirë në zonën e ullirit me klimë të butë.
Pra, ai duhet të këtë një klimë të thatë me një pranverë të hershme me shira. Në thatësirë shumë të madhe dhe mot shumë të nxehtë ndodh rrëzimi i frutave. Bimët kërkojnë 8 orë ndriçim ditor për një rritje të mirë.
Toka. Fiku nuk ka kërkesa të veçanta për tokën. Fiku mund të mbillet në një gamë të gjerë tokash. Ai prodhon edhe në toka të thata, ranore, gurishtore mjafton që rrënjët të mund të depërtojnë në tokë. Duron përqindjen e lartë të kalciumit dhe të kripërave në tokë, por pehashi i tokës për një rritje e zhvillim normal duhet të jetë 6 – 6,5.
Çfarë duhet të keni parasysh në ngritjen e një pemëtoreje fiku dhe cilat janë format e kultivimit (forma e kurorës)?
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek fiku.
Shpërndaj në rrjetet sociale: