Me fillimin e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave, rriten edhe mundësitë për shfaqjen e sëmundjeve tek viçat, pasi moti i nxehtë ndikon në stresin e viçave, uljen e aftësisë për marrjen dhe përvetësimin e ushqimit dhe uljen e imunitetit. Në kushtet e motit të nxehtë dhe të lagësht, viçat konsumojnë më shumë ujë, konsumojnë më pak qumësht dhe mund të dehidratohen (thahen nga uji) më shpejt, gjë e cila sjell përkeqësimin e sëmundjeve. Gjatë ditëve me temperatura të larta, viçat përdorin më shumë energji për uljen e temperaturës së trupit të tyre, duke bërë që të mbetet më pak energji për rritje dhe imunitet. Ato kalojnë në gjendjen e stresit nga vapa, pasi qëndrojnë më shumë mbi gjymtyrë, shtrihen më pak dhe shpeshtojnë frymëmarrjen. Gjithashtu nëse nuk sigurohet higjiena e duhur, temperaturat e larta sjellin rritjen e baktereve në burimet ujore, në pajisjet e makineritë e qumështit, në shtratin e viçave dhe ambientet e stallës në përgjithësi.
Ndaj, në kushtet e temperaturave të larta, bëni kujdes të vëzhgoni sëmundjet që lidhen me to, të cilat mund të krijojnë një seri problemesh, sikurse janë dy nga sëmundjet më kritike që lidhen me motin e nxehtë:
Pra, moti i nxehtë, nuk krijon sëmundje në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndikon në uljen e rezistencës së viçave dhe rritjen e dehidratimit e rrezikut të prekjes nga sëmundjet, ndaj sëmundjet si diarreja dhe pneumonia bëhen më të pranishme. Në kushtet e motit të nxehtë ju këshillojmë:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?
Lexo më shumë
Cilat janë masat e kontrollit?
Lexo më shumë
Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë