NJIHUNI ME HISTORINË E SUKSESIT TË Altiment dhe Romina Qose




“ABA online më informon lidhur me çmimet e tregut të shumicës të tregut të Lushnjës.”

Vendosur në Këmishtaj të Lushnjës, Altimenti na prezantoi me familjen e tij, bashkëshorten Rominën dhe vajzën e vetme. Ata janë fermerë të njohur të zonës dhe punojnë të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë për veten dhe vajzën. 

Lidhur me aktivitetin e tyre bujqësor, serra djellore 1.3 dynym, ata i kanë ndarë punët mes njeri-tjetrit. Altimenti siguron financimin e duhur përmes FED invest, realizon ngritjen e serrës, duke qene se është saldator me profesion, angazhohet për të gjitha blerjet lidhur me inputet bujqësore si dhe realizon shitjet. 

Nga ana tjetër, Romina merret me mbarëvajtjen e puneve brenda serrës që nga mbjellja deri tek kultivimi i kulturave bujqësore. Falë punes së saj shembullore, Romina sillet si një agronomiste e vërtetë. Ajo flet me pasion për rotacionin e serrës, varietetet e kulturave të domates (aktualisht kultivon Vitara), flet për parandalimin dhe si të trajtohen sëmundjet me mënyra rrethanore, mbi vajditjen me pika dhe përgatitjen e preparateve organike kur nevojiten.

Romina gjithashtu mburret me avantazhet që ka zona e Lushnjës, tokë pjellore dhe ujë i bollshëm për vaditjet dhe tregon edhe për veshtirësitë që hasen. Luhatja e çmimeve, mosinformimi në kohe lidhur me çmimet si dhe pasiguria për të shitur produktin kanë qënë gjithmonë një problem. 

Megjithatë, Romina tregon se pasi Altimenti u regjistrua ne www.abaonline.al ata rifreskojnë çmimet dhe marrin informacionet më të fundit lidhur me trendet ne kulturat bujqësore. Në aplikacionin ABA online ata analizojnë grafiqet e çmimeve dhe veçandërisht janë të interesuar edhe për shitjet online. “Falë ABA online, tregu bujqësor online vjen në Shqipëri për të ndihmuar fermeret shqiptarë si puna ime për të reklamuar produktet dhe vendosur marrëdhenie tregtare me zinxhirin e vlerës”, shprehet Altimenti. 

Data e publikimit: 10/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: