Nga emigrimi në Amerikë tek suksesi në atdhe: Historia e znj. Albana dhe z. Vangjel Qirushi
Pas dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Znj. Albana vendosi të rikthehej në atdheun e saj, në qytetin historik të Gjirokastrës, së bashku me familjen e saj. Ky vendim nuk ishte vetëm një kthim në rrënjët e saj por, një fillim i ri dhe një mundësi për të kontribuar në komunitetin që e kishte rritur. Sot, ajo banon në lagjen “18 Shtatori” dhe është një model frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në rikthmin dhe rilindjen.
Prej më shumë se dy vitesh znj. Albana ka dhënë kontributin e saj si arsimtare në Drejtorinë Arsimore / Gjirokastër. Pasioni i saj për edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj ka qenë një shtyllë kryesore në karrierën e saj. Megjithatë, suksesi i saj nuk përfundon këtu. Së bashku me bashkëshortin e saj z. Vangjel, ajo ka ndërtuar një model suksesi në një sektor tjetër të rëndësishëm.
Z. Vangjel ka një profesion të rrallë dhe të nevojshëm për komunitetin. Konkretisht ai është një mekanik i specializuar dhe i vetmi në rrethin e Gjirokastrës që ofron shërbime të tilla profesionale. Ai operon një aktivitet të vecantë si mekanik, operator i makinerive metalike prerëse, duke përfshirë torno, frezë, valvula etj. Prej më shumë se 6-vitesh ai udhëton cdo ditë në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë në fshatin Derviçian ku ka ngritur një punishte që shërben si një burim i rëndësishëm për komunitetin lokal.
Aktiviteti i tyre ka marrë një hov të madh falë dhe mbështetjes së FED invest, që i ka besuar një kredi në vitin 2018 si dhe në 2024. Kjo mbështetje ka ndihmuar familjen të investojë në zgjerimin e biznesit dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë.
Kjo është një dëshmi sesi një investim i mirëmenaxhuar mund të shërbejë jo vetëm për zhvillim personal por edhe për përmirësimin e jetës së të tjerëve.
Një mesazh frymëzues për komunitetin
Historia e familjes Qirushi është një shembull i qartë i forcës dhe përkushtimit që duhet për të ndërtuar një jetë të sukseshme në atdhe. Rikthimi i tyre nga emigracioni dhe ndërtimi i një jete të re në Gjirokastër janë frymëzim për të gjithë ata që besojnë në potencialin e vendit të tyre. Ata na mësojnë se me punë të palodhur, mbështetje të duhur dhe përkushtim mund të arrihen ëndrrat pavarësisht sfidave.
"Ne besojmë se çdo pengesë është një mundësi e re për të ecur përpara" thotë znj. Albana, duke nënvizuar se suksesi nuk matet vetëm me arritje personale por edhe me ndikim pozitiv në komunitet si dhe mbështetjen nga FED invest.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
katana
-katana
katana
-katana