SHENJAT E IDENTIFIKIMIT TË STRESIT NGA VAPA




                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Shenjat e identifikimit të stresit nga vapa përfshijnë si ato fizike ashtu edhe ato të sjelljes. Ato janë të shumta, por më tipiket dhe të përgjithëshmet që mund të shfaqen në tufën tuaj përfshijnë:

Shenjat fizike të tilla si:

  • Tendosje të lëkurës.
  • Humbje e peshës trupore.
  • Gulçim dhe rritje e ritmit të frymëmarrjes.
  • Tharje të mukozave dhe syve.
  • Sytë futen në thellësi dhe humbasin gjallërinë.
  • Rritje e sasisë së marrjes së ujit.
  • Rritje e prodhimit të pështymës.
  • Në raste të rënda humbje e ndjenjave.
  • Rënie dhe deri në ndërprerje të prodhimit të qumështit.

Shenjat e sjelljes të tilla si: 

  • Përgjumje dhe letargji.
  • Humbje e oreksit.
  • Gjendje e shqetësuar dhe mungesë e shfaqjes së shenjave të afshit.
  • Jashtëqitje në formën e topave të fortë dhe të rrumbullakët.
  • Kafshët tentojnë të lëpijnë ujin nga toka qoftë edhe në një sipërfaqe sado të vogël uji të pranishëm.
  • Kafshët nuk arrijnë të marrin të gjithë ushqimin e tyre.

Një nga faktorët që ndikon në theksimin e stresit nga vapa lidhet ngushtë me pa mjaftueshmërinë e marrjes së ujit dhe cilësinë e tij. Shenjat e dallueshme të mungesës së marrjes së ujit në sasinë e duhur janë membrana e tharë e mukozës si dhe lëkura e thatë. Kur situata e dehidratimit avancon, edhe shenjat bëhen edhe më kritike, në këto raste ju do të shihni në mënyrë të dukshme humbje të peshës, përgjumje, mungesë oreksi si dhe gjendje depresioni. 

Bëni kujdes! Një situatë e tillë krijohet veçanërisht nga mungesa e pirjes së ujit të pastërt, mungesa e vaditjes së foragjereve të cilat për shkak të thatësirës kanë cilësi të dobët, sikurse dhe cilësia e dobët e ujit që nuk preferohet për pirje nga kafshët. 

Në kushtet e temperaturave të larta, ndodh edhe intoksikimi pikërisht atëherë kur lopët dehidratohen në një shkallë të lartë, rast në të cilin niveli i kripërave rritet në mënyrë të ndjeshme në të gjithë indet e trupit, përfshirë edhe ato të trurit. Por, kujdes, nëse lopët e dehidratuara hasin në burime ujore dhe fillojnë të pijnë shumë ujë dhe në mënyrë shumë të shpejtë, atëherë uji (lëngu) do të vërshojë menjëherë në trurin e tyre. Kjo situatë shkakton rritje të presionit në tru, nga ku lopët mund të kalojnë në mungesë stabiliteti, të pësojnë krizë dhe humbasin jetën. Ky intoksikim nga kripa është tregues i rritjes së përqëndrimit të kripës në trupin e kafshës për shkak të pamjaftueshmërisë së ujit. 

Për mbajtjen e situatës së menaxhimit nën kontroll, ju rekomandojmë që gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme tufën ta monitoroni nga afër çdo ditë për çdo shenjë të dyshimtë që shfaqet.   

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Trajtimi i Stresit nga Vapa.

Data e publikimit: 30/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë