Bimët e nenës ashtu si ato të spinaqit preken nga disa sëmundje e dëmtuese si Pythium ultimum, Rhizoctonia solani dhe Peronospora farinosa. Midis dëmtuesve, përveç afideve mund të përmendim kërmijtë dhe mizën (Pegomya hyoscyami).
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?
Pythium Ultimum

Sëmundja zhvillohet në temperatura 12-20°C dhe shkakton kalbëzim të kërcellit dhe të gjetheve.
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor.
Luftimi; trajtime me Aliete Flash (Fosetyl aluminium), Captan, Tiram, Iprodione etj
Rhizoctonia Solani

Sëmundja zhvillohet në temperatura më të larta se 20°C Prek kryesisht qafën e kërcellit dhe rrënjët duke shkaktuar tharjen e plotë të bimëve.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës.,
Lufta kimike: Trajtimi me Tiofanat-metil, Signum (Boscalid+Pyraclostrobin) shoqëruar me Mevaxil (Metalaxyl).
Peronospora

Sëmundja mund të shkaktojë dëme në kushtet e lagështisë së lartë dhe temperaturë 8-18°C.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës., Lufta kimike: Trajtimi me preparate me bazë bakri ose me Ridomil (Metaloksil), Captan, Dakonil etj.
Afidet

Janë dëmtues që mund të shkaktojë dëme të mëdha në prodhimin e nenës.
Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve.
Lufta kimike: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale ej.
Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.
Miza(Pegomya hyoscyami)

Është dëmtues që shkakton dëmtime të tipit galeri mbi gjethet e nenës.
Lufta kimike: Trajtimi me Deçis (Deltametrina), Cypermetrina etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi vjeljen dhe ruajtjen e nenës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë