Pilotimi në ABA online




Njihuni me zhvillimet më të fundit në ABA online! 

ABA online ofron shërbime për të përmirësuar biznesin e fermerëve shqiptarë dhe shërbimet kanë si qëllim tu përgjigjen nevojave të fermerëve.

Parapërgatitjet për lançimin zyrtar të ABA-s kanë filluar qysh herët në Janar 2020. Ekipi ABA e shikon si detyrë dhe përgjegjësi ofrimin e një shërbimi cilësor kundrejt fermerëve shqiptare, si bashkëpunëtoret më besnike të FED invest që prej vitit 1992.

Përgjatë muajve të fundit, ekipi ABA është vendosur në zonat më intensive bujqësore në vend (shiko hartën) dhe ka prezantuar tek fermerët e rajoneve të Tiranës, Durrësit, Lushnjës, Elbasanit, Fierit dhe Beratit aplikacionin ABA online, si platformën me të madhe online në sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Profili i fermerëve ishte kryesisht fermeri mesatar shqiptar me aktivitet të vogël apo të mesëm bujqësor dhe blegtoral.

Gjatë këtyre muajve pilotim (korrik-tetor 2020) takimet me fermerët kanë qënë edhe një mundësi bashkëbisedimi, ku është diskutuar për përmirësimet e shërbimeve të ofruara në ABA online dhe çfarë shikohet me rëndësi nga fermeret për tu pasqyruar në ABA online. Keto sesione trajnimesh nxorrën në pah prioritetet e fermereve në aksesimin e kësaj platforme dhe çfarë mund të përmirësohet për një përdorim sa më efikas.

Në sajë të metodologjisë së kujdeshme përdorur gjatë pilotimit, fermerët u ndjenë të sigurtë të shprehnin edhe problematikat që ata hasnin në aktivitetin e tyre bujqësor. Ekipi ABA, jo vetëm u siguroi që ABA online është një mjet që do t’ju lehtësojë punën, por edhe kërkon të ndërgjegjësojë fermerin shqiptar për të bërë zgjedhje më të zgjuara në aktivitetin e tyre të agro-biznesit.

Shënim
Për shkak të pandemisë, të gjitha takimet janë zhvilluar konform të gjitha rregullave të përcaktuara nga institucionet shtetërore shqiptare dhe rregulloreve të brendshme të FED invest lidhur me COVID-19. Të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur paraprakisht me maska fytyre dhe disifektantë duarsh. Gjithashtu, është mbajtur distanca fizike dhe të gjitha takimet janë zhvilluar në ambjente të hapura. 

Data e publikimit: 07/06/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: