Genci Bezati është një fermer në fshatin Vreshtas (Maliq) që prej dhjetë vitesh ka filluar të merret edhe me blegtori. Që në fillimet e angazhimit të tij në këtë sektor ai u mbështet financiarisht nga FED invest.
“E nisa me një lopë përpara 10 vitesh dhe falë edhe mbështetjes financiare të FED invest në këto vite kam arritur në mbi 10 lopë qumështi. Po punoj dhe jam i angazhuar që ta zgjeroj aktivitetin. Në këtë kuadër, në bisedë me Shpëtimin, oficerin e kredisë së FED invest në Pogradec, më sugjeroi edhe konsultimin me ekspertët e ABA Online. Ju falënderoj për gatishmërinë dhe prezencën sot.”
Biseda me Gencin pastaj kalon në pyetje dhe shpjegime nga ekspertja e Qendrës ABA duke filluar që me kushtet higjienike të stallës, ujit të pijshëm, bazës dhe recetës ushqimore parandalimit të sëmundjeve dhe kurimit, gjithçka për të përmirësuar sasinë e prodhimit të qumështit.
Kontakti i Qendrës ABA me Gencin sapo nisi dhe për në vazhdimësi i sugjeruam që në çdo moment, mund të shfrytëzojë në platformë rubrikën Pyet Ekspertin, nga ku do të marrë përgjigje brenda një kohe shumë të shkurtër lidhur me problematikën që do t'i shfaqet, njësoj sikur të jetë eksperti aty.
U ndamë me falenderimet e Gencit për vizitën dhe angazhimin tonë për vizita në vazhdimësi për të arritur qëllimin e tij në shtimin e krerëve.
Shpërndaj në rrjetet sociale: