TË USHQYERIT E VIÇAVE




A po i ushqej siç duhet viçat?
Baza e të ushqyerit të viçit është kulloshtra. Një kulloshtër e mirë siguron ulje të numrit të ngordhjeve tek viçat. A marrin viçat tuaj sasinë e mjaftueshme të një kulloshtre cilësore? Cilësia është e rëndësishme! Ju lutemi mbani parasysh: kulloshtra cilësore siguron viça me imunitet të lartë, të shëndetshëm, dhe ul rrezikun e humbjes së jetës së tyre.  

Vëzhgojeni kulloshtrën me kujdes para se ta përdorni atë: 

 

Sasia dhe Koha janë të rëndësishme!

Shikoni orën! 30 deri 60 minuta pas lindjes janë të rëndësishme!

Bëni Kujdes! 

  • Viçi duhet të pijë sasinë e kulloshtrës të barabartë me 1/8 e peshës së tij. Nëse një viç peshon 40 kg në lindje, gjatë 24 orëve të para duhet të konsumojë 5 litër kulloshtër.
  • Gjatë ditës së dytë, të tretë dhe të katërt, ushqejini viçat 2 herë me nga 3 litra qumësht tranzitor.
  • Garantoni ujë të pijshëm të mjaftueshëm, të pastër dhe të freskët.
  • Ofroni kulloshtrën dhe qumështin tranzitor në temperaturën e trupit rreth 38°-39°C.

Siguroni një dinamikë të mirë rritje dhe mëshqerrën që dëshironi për tufën tuaj!

Kikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Shëndetin e Viçave:

Data e publikimit: 12/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

NDIKIMI I VALËS SË TË NXEHTIT MBI AKTIVITETIN, PRODHIMIN DHE RIPRODHIMIN NË GJEDHË

Si ndikon vala e të nxehtit mbi aktivitetin, prodhimin dhe riprodhimin tek gjethi?

Lexo më shumë

SHENJAT E STRESIT NGA VAPA TEK VIÇAT E VEGJËL

Mëso më shumë rreth shenjave të stresit tek viçat e vegjël

Lexo më shumë

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë