Masat agronomike (kontrolli indirekt)
Këtu përfishihen të gjitha masat të cilat në rradhë të parë nuk lejojnë që tek farerat e florës spontane te futen ne ullishte me ane te mbjelljeve të bimëve bashkëshoqëruse, plehut organik etj. Nga ana tjeter duhet evituar rimbirja e farave florës spontane duke bërë kositje ose përmbysje te tyre nẽ vartësi të fazave fenologike riprodhimit të tyre. Mund të adaptohen gjithashtu shërbime kulturale si p.sh. punimet sipërfaqësore të tokës (kondita te domosdoshme për një bujqësi organike) te cilat krijojnë kushte shume të favorshëm për mbirjen e menjëhershme të një numri të madh farash të një bime spontane, që më vonë mund të eliminohen shumë thjeshtë me anë të metodave mekanike të kontrollit. Me anë të punimeve siperfaqësore arrihet që në një fazë të parë të bëhet nje mbirje e lartë barërave spontane të cilët janë më lehtë të kontrollohen me ndërhyrje të para caktuara, dhe në një fazë të mevonëshme (per një periudhe afatgjatë) arrijmë të ulim nẽ nivele të pranushem prezencën e ketyre specieve nẽ ullishte. Përmirësimi i strukturës së tokës, i pjellorisë së saj dhe sistemim korrekt i terrenit dhe mirembajtje e kanaleve e skolinave krijojnë kushte për moszhvillimin e barërave të këqija.
Metodat mekanike (kontrolli direkt)
Këto metoda konsistojnë në shërbimet e ndryshme kulturale qe behen si diskime, kositje etj. dhe që japin mundësi për të vepruar në mënyrë direkte për heqjen e barërave të këqija.
Metodat fizike (kontrolli direkt)
Djegia e pjesëshme e florës spontane: mund të jetë ekonomikisht e pranueshme megjithëse përdorimi kësaj praktike duhet vlerësuar ne vartesi të vështirësive për trasportimin e lëndes djegëse dhe rreziqeve të mëdha që mund të krijohen nga zjarret e fuqishme. Më të këshillueshme janë praktikat e mulqërimit apo të solarizimit.
Metodat biologjike
Përdorimi kulturave bashkëshoqëruese dhe përmbysja e tyre. Kjo praktikë përdoret për të realizuar dy qëllime kryesore (përveç përdorimit si plehërim i gjelbërt, që do tě thotë së pari është proces i rëndësishem për përmirësimin e strukturës së tokës, si dhe shërben si efekt i fortë konkurues për barërat e këqija në ullishte.
Allelopatia
Është karakteristikë e disa bimëve për të krijuar kushte te pa favorshme në tokë për zhvillimin e bimëve të tjera.
Përdorimi i këpurdhave dhe insekteve
Kjo strategji është objekt i mjaft kërkimeve të bera vitet e fundit dhe kyesisht po përdoret në kulturat ekstensive dhe kontrolli i barërave të këqija arrihet mbas një periudhe relativisht të gjatë. Deri tani nuk ka prova të realizuara në kulturën e ullirit megjithatë mund tě jetë një opsion i ri për tu ndjekur në të ardhmen. Së fundi janë bërë gjithashtu prova për përdorimin e mikoherbicideve domethënë tẽ preparateve me bazë këpurdhash parazitare specifike per disa specie në menyrë që të shkaktojë eliminimin tyre. Kjo teknikë ka pasur rezultate të mira sidomos kur është përdorur ndaj bimeve një vjeçare mbasi këtu efekti është shumë i shpejtë. Eshtë një sistem i ri kontrolli dhe kërkon një kohë të gjatë për tu standartizuar dhe konsoliduar.
Kontrolli me herbicide natyrale
Për ketë qëllim përdoren pjesë të disa bimëve ose ekstrakte të tyre të cilat kanë veti për të penguar mbirjen 3 disa specieve spontane. Zakonisht përdoret gluteni i misrit si herbicid natyral. Gluteni që është një nën produkt mbas përpunimit tẽ misrit përmban 60 % proteine dhe 10 % azot, duke u përdorur ne tokë kryen dy funksione: plehëron tokën me azot si dhe kontrollon florën spontane. Hidhet në tokë në dozën 98 g/m2 në pranverë dhe më vonë përmbyset në thellesinë e disa cm.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?
Lexo më shumë
Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë