Sallata është bimë me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe ato të pellgut të Mesdheut. Është e përhapur dhe kultivohet në shumë vende të botës për prodhim gjithëvjetor. Në vendin tonë njihet dhe përdoret gjerësisht, kryesisht në vendet e zonës së ngrohtë të Ultësirës Perendimore.
Përse sallata po gjen përhapje në vendin tonë?
Cilat janë kërkesat e sallatës për klimën, tokën dhe parabimën?
Sallata, është bimë e përshtatur për kultivim në zonat me klimë të butë Temperatura minimale e mbirjes është 4°-6°C
Kujtesë për kultivuesit e sallatës!
Intensiteti i ndriçimit luan rol të rëndësishëm në rritjen e bimës dhe karakteristikat morfologjike të gjetheve të sallatës. Në kushte të intensitetit të ulët të ndriçimit, ulet tempi i rritjes, ulet raporti mezofil/nervaturë në gjethe dhe gjethet e bazës tentojnë të zgjaten e të ngushtohen. Edhe kërcelli priret të zgjatet.
Në cilat toka shkon më mirë sallata?
Sallata kultivohet në të gjitha tipet e tokave, nga ranoret deri në ato argjilore, mjafton të kenë kullim të mirë dhe strukturë të njëjtë. Më të pëlqyeshme, edhe për prodhim të hershëm, janë tokat rano-argjilore, të thella, të freskëta, të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike, me pH 6-7.
Tokat acide ose të kripura nuk janë të përshtatshme.
Në tokat që mbajnë lagështi, kryesisht gjatë periudhës së dimirit, mund të lindin probleme të asfiksimit të sistemit rrënjor, prandaj këshillohet një sistemim i mirë i tokës dhe kullim i përsosur i saj.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë sallatës ?
Sallata, mund të mbillet mbas gjithë kulturave bujqësore, pas grurit, bimëve foragjere pranverore, bishtajoreve, por edhe mbas perimeve.
KUJDES! Duhet të shmanget kultivimi i sallatës pas vetvehtes sidomos në toka të varfëra me lëndë organike.
PËRGATITJA E TOKËS
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të sallatës ?
Punimi i tokës
Punimi i tokës 26-30cm është mirë të kryhet herët. Pas tij në përputhje me periudhën e mbjelljes, kryhen punime përgatitore, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Pas kësaj, në drejtim të rreshtave hapen brazda me kultivatorë ose prashajkë, të cilat ndihmojnë në ujitje dhe ruajtje të lagështisë së tokës.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur gjë të cilën e kërkon sallata.
Plehërimi i tokës
Sallata, në krahasim me perimet e tjera, ka nevojë për sasi të pakët të lëndëve ushqyese, por tokat i kërkon të plehëruara mirë. Në punimet përgatitore duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek sallata ?
Për të prodhuar 10 kv/dyn, bimët e sallatës tërheqin nga toka, azot (N)– 3.2 kg lëndëaktive;fosfor (P2O5)-1.6 kglëndë aktive; potas (K2O)– 7, kg, kalcium (Ca) 1.6 kg dhe magnez (MgO) 2 kg.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i sallatës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumëNjë nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.
Lexo më shumëPatatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?
Lexo më shumëSpinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumë