Ndër shërbimet kryesore, tek kjo pemë, mund të përmendim:
Si të kryeni plehërimin tek kjo pemë?
Për plehërimin e fikut gjykohet kryesisht nga rritja vjetore e degëve. Rritjet e dobëta dhe të shkurtra, më pak se 45 – 50 cm, janë tregues se duhet të aplikohet plehërimi. Zakonisht plehërimi aplikohet pas moshës 2 – 3 vjeçare me plehra të ekuilibruar (8-8- 8) me normë 200 – 250 g për bimë. Plehërimi aplikohet herët në pranverë, në mesin e muajt maj dhe mesin e muajit korrik. Fiqtë reagojnë shumë mirë (më mirë se shumica e pemëve frutore) ndaj aplikimeve të mëdha të plehut organik.
Kujdes! Mos përdorni plehra shumë vonë në sezonin e rritjes sepse plehërimi i vonë nxit rritje të re që nuk mund të arrijnë pjekjen e drunjëzohen para dimrit.
A duhet të ujitni fikun?
Ujitja bëhet e domosdoshme në vite shumë të thata e të nxehta. Në këto raste mungesa e ujit çon në rrëzimin masiv të frutave si dhe në cilësinë e dobët të frutave. Pra, ujitja bëhet e domosdoshme vetëm kur reshjet e shiut janë të pamjaftueshme. Gjatë ujitjes duhet të tregohet kujdese që dozat e ujit të jenë të pakta e të shpeshta sepse teprica e ujit ul cilësinë e prodhimit. Ujitja duhet ndaluar para vjeshtës me qëllim që lastarët të piqen, drunjëzohen për t’i rezistuar dimrit.
Kujdes! Shirat e mëdha dhe ujitja e tepërt dhe jo e rregullt mund të shkaktojë çarjen e frutave dhe prishjen e tyre.
Krasitja prodhuese e fikut
Krasitja bëhet për të ruajtur një ekuilibër ndërmjet degëzave të reja dhe të vjetra dhe të sigurojë strukturën e duhur të pemës të përshtatshme për vjelje.
Krasitja prodhuese konsiston kryesisht në rrallimin e lastarëve në mënyrë që të sigurohen kushte të mira ajrimi e dritësimi, prodhim i kënaqshëm si dhe vegjetacion për vitin e ardhshëm. Shkurtimet kryhen një herë në 2- 3 vjet, në degë të zhvilluara, me synim formimin e degëzimeve anësore dhe evitimin e vendosjes së prodhimit larg, në periferi të kurorës. Sidoqoftë, nevojitet kujdes për të mos tej ekspozuar skeletin kryesor të pemës dhe krijimit të një situate ku mund të ndodhë djegia nga dielli.
Gjithashtu, shkurtimet duhet të jenë tepër të kujdesshme pasi mund të shkaktojnë vonesë në pjekjen e frutave. Degët me rritje nga brenda, thithakët dhe degët e kryqëzuara duhet të hiqen.
MBROJTJA NGA SËMUNDJET DHE DËMTUESIT
Fiku, krahasuar me pemët e tjera frutore, nuk preket shumë nga sëmundjet e dëmtuesit. Megjithatë, edhe tek kjo pemë disa dëmtues e sëmundje janë shqetësuese të cilat ndikojnë në uljen e prodhimit dhe cilësisë së frutave, prandaj parandalimi dhe luftimi i tyre merr rëndësi.
Disa nga dëmtuesit kryesorë të fikut janë:
Është dëmtuesi më dëmprurës i fikut. Insekti i rritur dallohet shumë lehtë sepse kurrizi i saj është i mbuluar me pllaka dyllore, me ngjyrë të hirtë që veçohen nga njëra-tjetra me vija ndarëse. Secila pllakë ka një gropëz në qendër. Larva e porsa lindur ka ngjyrë të kuqërremtë dhe është e pajisur me zgjatime fijore në pjesën e fundit të barkut. Ajo mbulohet me një sekrecion të bardhë dyllor. Larva ka pamjen e yllit kur merr zhvillim të plotë. Jep një brezni në vit. Periudha e daljes në masë të larvave është fundi i muajit maj dhe gjatë muajt qershor. Dëmi i shkaktuar nga breshkëza është direkt nga thitha e lëngjeve nga larva dhe indirekt sepse me lëndët sheqerore që nxjerr zhvillohen kërpudha saprofite që shkaktojnë blozën ose tymosjen, duke ulur aktivitetin e fotosintezës.
Megjithëse kjo breshkëz ka armik natyral predatorin Chilocorus bibustulatus. Për luftimin e saj duhet të bëhen trajtimet në dimër me vajra mineralë si dhe me daljen masive të larvave dhe fillimin e migrimit të tyre me një insekticid sistemi.
Në vite të veçanta dëmi nga pleshti shkakton zverdhje dhe rënie masive të gjetheve, ndërsa frutat bien përtokë. Insekti dallohet lehtë se është me ngjyrë të murrme në të kuqërremtë me bark të verdhë, kurse larva ka ngjyrë të gjelbër. Larva sekreton lëngje sheqerore dhe në to zhvillohet tymthi. Për luftimin e pleshtit, në pranverë me daljen në masë të larvave, bima trajtohet me njërin nga këto preparate: Karate, Aktelik etj.
E përhapur kudo ku kultivohet fiku. Insekti i rritur është një flutur me ngjyra arre në lajthi, ndërsa vemja është e gjelbër në të bardhë. Dëmin e bën larva që bren gjethet në mënyrë të parregullt duke shkaktuar tharjen e tyre. Bima e prekur nga tenja prodhon pak dhe frutat mbeten të vogla. Trajtimet kimike për luftimin e këtij dëmtuesi fillojnë me çeljen në masë të vemjeve duke trajtuar me njërin nga preparatet Aktelik, Karate etj.
Për ta dalluar hapni palat e fikut, në brendësi do të gjeni larva të kuqe në ngjyrë mishi. Atje ku dëmton larva grumbullohet ekstremiteti (jashtëqitja) në të cilën zhvillohen kërpudhat saprofite. Dëmi nga kjo tenjë është shumë i madh sepse ajo jep deri në 5 brezni në vit.
Për luftimin e këtij dëmtuesi bëhet dezinfektimi i fiqve të thatë me njërin nga preparatet: Quickphos, sulfur karboni.
Dëmtuesi është shumë i përhapur në vendin tonë. Larva shkakton vrima në lastarë dhe në brendësi të tyre bën galeri. Këtë dëmtues e gjejmë të përhapur gjatë gjithë vitit dhe prek më shumë fiqtë me zhvillim të dobët.
Luftimi i këtij dëmtuesi është i vështirë. Trajtimet kimike konsistojnë në përdorimin e preparateve kimike të kontaktit.
Sëmundjet kryesore të fikut janë:
Bakterioza
Prek gjethet, degët e trungun. Shenjat dalluese janë njolla kafe që shkaktojnë rënien e gjetheve para kohe. Përveç masave me karakter agroteknik që ndihmojnë në shëndetësimin e fikut, kundër kësaj sëmundje bëhen trajtime me bazë bakri.
Kalbëzimi i hirtë
Prek gjethet e frutat. Fryti i prekur, në majë, ka një njollë ngjyrë mishi, ku më vonë zhvillohen rrathët koncentrik duke shkaktuar rrëzim para kohe të frytit. Degët e prekura thahen në pjesën e sipërme.
Luftimi i kësaj sëmundje bëhet duke trajtuar me Luna experience 400 SC, etj. Bëhen 2–3 spërkatje.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja dhe ruajtja e frutave tek fiku.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Frutat mblidhen në mëngjes dhe gjatë vjeljes duhet të përdoren doreza pasi lëngu latex i fikut shkakton irritime të lëkurës.
Lexo më shumë