MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE BARISHTORE (BULBORE)




Bimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre.

Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e tulipanit?

Kalbëzimi i tulipanit shkaktuar nga Rhizoctonia tuliparum

Simptomat 

  • Bulbet e infektuara nuk dalin në sipërfaqe edhe pse rrënjët mund të zhvillohen mirë. 
  • Tek bulbet, filizat dhe dheun përrreth janë të pranishme sklerotet e patogjenit, me ngjyrë të errët. 
  • Efekt përfundimtar i prekjes nga kjo sëmundje është kalbëzimi total i bulbit. Patogjeni favorizohet nga temperaturat e ulta dhe mund te mbijetojë me sklerote në tokë për 6 vite. 

Menaxhimi

  • Shmangia e lagështirës së tepërt, 
  • Drenazhimi i tokës, 
  • Heqja dhe eleminimi i gjithë pjesëve bimore të infektuara.
  • Mbjellja e tuberëve të pastër nga sëmundjet.

Fuzariozat e tulipanit

Simptomat

  • Shkakton kalbëzim të bulbit që fillon zakonisht në bazën e bulbit dhe prej këtu prek gjithë bulbin. 
  • Bulbet e prekur marrin ngjyrë rozë, ku mund të dallohet edhe prania e micelit dhe konideve të patogjenit. 
  • Në prerje gjatësore dallohet nxirja e indeve të infektuara, (indeve përçuese) dhe pason me zverdhjen e gjetheve. 
  • Bimët nuk rriten normalisht dhe ngelen të shkurtëra. 
  • Në rast kultivimi në serë, simptomat shfaqen duke filluar në pjesët më të ngrohta të saj.

Menaxhimi

  • Shmangia e lagështirës së tepërt, 
  • Drenazhimi i tokës, 
  • Heqja dhe eleminimi i gjithë pjesëve bimore të infektuara.
  • Mbjellja e tuberëve të pastër nga sëmundjet.

Kalbëzimi i tulipanit

Shkaktari: Botrytis

Simptomat

  • Në bulbe patogjeni deporton nga plagët ose rrënjëzat dhe indi i prekur merr ngjyrë gështenjë dhe në sipërfaqe të bulbit formohen sklerote dhe myku tipik gri i kërpudhës. 
  • Bimët që vijnë nga bulbe të prekur kanë gjethe me një shtresë të butë dyllore në pamje, e cila shpejt kthehet në lezione. 
  • Gjethet thyhen lehtë. 
  • Në lule shfaqen çngjyrime e alternime ngjyrash. 
  • Në infeksione të larta bimët kanë rritje të ngadalësuar dhe nuk lulëzojnë.

Menaxhimi

  • Shmangia e lagështirës së tepërt, 
  • Drenazhimi i tokës, 
  • Heqja dhe eleminimi i gjithë pjesëve bimore të infektuara.
  • Mbjellja e tuberëve të pastër nga sëmundjet. 
  • Plehërime dhe ujitjet të balancuara. 
  • Trajtimi me fungicide si Boscalid+ kresoxim- methyl, Boscalid+ pyrclostrobin, captan, etj. 

Kalbëzimet rrënjore të tulipanit

Shkaktari: Pythium

Pythium ultimum është ndër shkaktarët kryesorë ndërmjet specieve të tjera të kësaj gjinie e cila shkakton kalbëzimin rrënjor.

Simptomat 

  • Bimët e prekura paraqesin një zhvillim të ngadaltë; 
  • Lulet nuk e kanë cilësinë e duhur dhe numri i tyre është i kufizuar.
  • Përveç Pythium ultimum kalbëzim rrënjorë shkaktojnë: Phytophthora cryptogea dhe Phytophthora erythroseptica;  të cilat kanë si simptomë zverdhjen e majave të gjetheve. 

Menaxhimi

  • Bazohet në dezinfektimin e tokës; 
  • Drenimin e mirë të saj për evitimin e lagështisë së tepërt. 
  • Trajtimet me fungicide: Metalaxyl+ Folpet, Fosetyl alumini, Metalaxyl, Metlaxyl+ Bakër, Metalaxyl, shoqëruar me produkte plehërues që rrisin rezistencën e bimëve ndaj faktorëve abiotik dhe biotik.

Njollosja nekrotike e tulipanit nga Botrytis

Shkaktari:  Botrytis

Simptomat

  • Bulbet e prekura nga ky patogjen mund të thahen shpejt. 
  • Në bimët e prekura shihen sporet dhe sklerotet patogjenit. 
  • Sporet e patogjeni shpërndahet kollaj nga era dhe prekin gjethet dhe lulet, duke provokuar shfaqjen e njollave nekrotike me ngjyrë të errët-gri. 
  • Patogjeni mbijeton në tokë dhe sëmundja favorizohet nga lagështia e lartë. 

Menaxhimi

  • Shmangia e lagështirës së tepërt, 
  • Drenazhimi i tokës, heqja dhe eleminimi i gjithë pjesëve bimore të infektuara. Mbjellja e tuberëve të pastër nga sëmundjet. 
  • Plehërime dhe ujitje të balancuara. 
  • Dezinfektimi i tokës. 
  • Trajtimi me fungicide si Boscalid+ kresoxim- methyl, 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e gladiolës?

Data e publikimit: 04/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E GLADIOLËS?

Simptomat dhe menaxhimi i tyre

Lexo më shumë

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE DRUNORE

Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e mimozës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E PLEPIT (POPULUS)?

Sëmundja mund të prekë gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit, gjethet,degët e padrunjëzuara, lulet.

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E SELVISË?

Simptomat dhe menaxhimi i tyre

Lexo më shumë