Kontrolli i syrit të palloit




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Kontrolli i syrit të palloit 

  • Patogjeni është prezent në të gjitha zonat e kultivimit të ullirit në vendin tonë.
  • Në kushtet e një dimri jo të ftohtë, sëmundja zhvillohet që nga vjeshta deri në pranverë.

Syrit i palloit prek:

  • gjethen,
  • degëzat e reja njëvjeçare,
  • bishtat e gjetheve e të frutave,
  • frutat.

Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?
Patogjeni është prezent pothuajse në të gjitha zonat e kultivimit të ullirit në vendin tonë. Në zonat me verë të lagësht ka një përhapje më të madhe të sëmundjes. Sëmundja është shumë e përhapur në pjesën e poshtme të kurorës në ullishtet e dendura dhe pak të krasitura. 

Cikli biologjik 
*Gjatë vitit ka dy cikle infeksioni në vjeshtë dhe pranverë
*Bimët:

  • pësojnë rënie të parakohshme të gjetheve,
  • reduktojnë formimin e sytheve lulore, duke shkaktuar ulje të prodhimit deri në 20%.

*Në rastet e përsëritura të rënies së gjetheve si rezultat i infeksioneve, çon deri në tharje të degëve të reja. 
*Infeksioni i syrit të palloit prek dhe frutat, bishtat e frutave nga ku provokohet dhe rënia e frutave. 

Shenjat e sëmundjes
Në gjethe 

  • Në faqen e sipërme të gjetheve formohen
  • njolla të vogla kafe,
  • të rrumbullakta,
  • të veçuara,
  • ndonjëherë edhe të grupuara.

Gjatë muajve të verës, përreth njollave të tilla formohet një unazë e qartë me ngjyrë të kuqërremtë, ose kafe në të gjelbërt, që dallohet mirë në sfondin e gjelbërt të gjethes. Këto njolla të kujtojnë ato të pendëve të bishtit të palloit, nga ku edhe merr emrin sëmundja, syri i palloit. Në pjesën e poshtme të gjethes, rrallëherë simptomat janë të dukshme, përveçse në nervaturën qendrore. Gjethet më të vjetra përpara se të bijnë fillojnë të zverdhen. 

Në degëzat
Në degëzat e reja njëvjeçare, megjithëse rrallë, mund të paraqiten infeksione që shfaqen me njolla kafe, me konture të papërcaktuara mirë, të ngjashme me ato të gjetheve. 

Në fruta 

  • Sëmundja është prezente në fruta akoma më rrallë, ku formon njolla të vogla të çrregullta, lehtësisht të futura, të mbuluara nga një efloreshencë gri (të ndritshme).
  • Mbi bishtat e frutave infeksioni është më i shpeshtë; paraqitet me njolla kafe të zgjatura që mund të rrethojnë bishtin.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë cilët janë faktorët natyralë kufizues për sëmundjen e syrit të palloit.

Data e publikimit: 17/11/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershendetje ,si mund ta parandalojme syrin e pallojt flm .

-Paulin


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë