Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të shalqinit?
Punimi i tokës
Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm, pas të lashtave 45-50cm. Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët e me strukturë. Punimet duhet të përfundojnë të paktën 2-3 javë para mbjelljes. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4-7 ditë para mbjelljes së farës ose fidanit në të.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 50-70 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike. Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek shalqini?
Duhet patur parasysh se: për të marrë 100 kv prodhim të freskët, shalqini kërkon rreth 120-140 kv pleh organik të kalbur dhe plehëra minerale: Azot (N) 17 kg lëndë aktive, ose e konvertuar në rreth 0,5 kv nitrat amoni; Fosfor (P2O5) rreth 13 kg ose e konvertuar në superfosfat në 1,1 kv me 12% lëndë aktive; Plehëra potasike rreth 27kg lëndë aktive, ose e konvertuar në 0.5 kv sulfat potasimë 50 % K2O; Plehëra magneziale rreth 5-10 kg lëndë aktive MgO.

Plehërimi bazë i shalqinit
| Lloji i Plehut që përdoret | Sasia fizike e plehut kg/dy | Sasia e lëndës vepruese që përdoret kg/dy | |||
Azot (N) | Fosfor (P2O5) | Potas (K2O) | Magnez (MgO) | ||
| Ure | 18 | 8 | - | - | - |
| Sulfat potasi | 50 | - | - | 25 | - |
| Superfosfat | 80 | - | 16 | - | - |
| Sulfat magnezi | 50 | - | - | - | 8 |
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi varietetet, mbjellja dhe kultivimi i shalqinit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë
Zbulo varietetet autoktone të Fasules
Lexo më shumë