KORRJA DHE SHIRJA E LULEDIELLIT




Për shkak të efikasitetit, shpejtësisë dhe nevojës së reduktuar për fuqi punëtore, korrja e mekanizuar e lulediellit është bërë metoda kryesore në rritjen moderne të saj. Për korrje përdoren autokombajnat e specializuar ose ato të lashtave të cilat modifikohen në aparatin prerës dhe atë shirës. 

Korrja e lulediellit bëhet kur kulaçi merr ngjyrë gri të mbyllur dhe gjethet e poshtme dhe të mesit thahen plotësisht. Vonesa në korrje ul rendimentin, gjithashtu vonesa në korrje shton dëmtimin nga shpendët, ku në raste të veçanta dëmi është tepër i konsiderueshëm. 

Në momentin e korrjes farat nuk duhet të kenë më shumë se 10% lagështi, kurse kuleçtë deri 40% lagështi.

Çfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?

Farat mbahen mirë nëse thahen dhe ftohen. Përpara se të ruani farat, ulni temperaturën e tyre në më pak se 20°C. Kufizimi i temperaturës së ruajtjes midis 10 dhe 18°C do të parandalojë rritjen e dëmtuesve dhe mykut. Gama ideale e lagështisë për ruajtjen e tyre është midis 7,5% dhe 9,5% (sa më e lartë të jetë përmbajtja e vajit të farës, aq më e ulët është lagështia).

Pas tharjes e pastrimit fara ambalazhohet në thasë dhe ruhet në vende të thata e të freskëta.

Për të siguruar cilësinë e farave të lulediellit pas vjeljes, inspektoni dhe kontrolloni farën në ruajtje të paktën çdo 15 ditë.

Data e publikimit: 29/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË DUHANIT

Mëso më shumë rreth kultivimit të duhanit

Lexo më shumë