ABA Online organizon demonstrimin praktik me temë: “Masat që duhet të merren për një ullishte të qëndrueshme” me ekspertin Prof. Shpend Shahini


Event: 23/09/2026 - 23/09/2026



Tema: Masat që duhet të merren për një ullishte të qëndrueshme

Data e aktivitetit: 23 Shtator 2026

Ora: 10:00

Vendi: Marinzë, Fier

Qëllimi: Në demonstrim do të trajtohen këto çështje:

  • Rëndësia e realizimit të shërbimeve suplementare në ullishte për garantimin e një pastërtie të mirë fitosanitare dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
  • Masat e kontrollit që duhet të ndërmerren në këtë fazë për të garantuar një vegjetacion të ri të pastër, si bazë për një prodhim të qëndrueshëm në vitin e ardhshëm.
  • Rekomandimi i lëndëve aktive (PMB) dhe përcaktimi i kohës së përdorimit të tyre, me synim rritjen e efektivitetit teknik dhe garantimin e një prodhimi të pastër e të sigurt për konsumatorin.

Data e publikimit: 07/10/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: