Histori suksesi: Endrit Hatija, Fier




Vendosur në fshatin Suk 1, të rrethit të Fierit, familja Hatija është ndër familjet fermere më punëtore të zonës. Në këtë 30 vjetor të institucionit tonë, kemi kënaqësi të veçantë të takohemi me brezin e dytë brenda të njëjtës familje, si anetarë të FED invest. 

Pas një bashkëpunimi të suksesshem 20-vjecar mes FED invest dhe z. Bashkim Hatija, djali i tij më i vogël, Endriti gjithashtu është anëtarësuar dhe mbështetur financiarisht nga FED invest.

Me profesion veteriner, Endriti ka ngritur një fermë blegtorale dhe ushtron aktivitetin e rritjes dhe mbarështimit të gjedhit. Endriti na tregon makineritë mjelëse për lopët e qumështit dhe për procesin e mjeljes e depozitimit të qumështit në dhomën frigoriferike. Ai tregton qumështin tek kompania e bulmetit "Erzeni", me të cilën ka lidhur marrëveshje. Endriti gjithashtu mbarështon viça të racës blu belge, të cilat i tregton tek një kasap i zonës për mish konsumi. 

Falë mbështejes së FED invest për blerje të mekanikës bujqësore, Endriti përdor traktorin për të prodhuar vetë bazën ushqimore për gjedhin. Për të optimizuar kostot e fermës Endriti gjithashtu realizon vetë korrjen, magazinimin e foragjereve, shërbimet veterinare e zooteknike. 

Në trajnimet e zhvilluara në Qendren ABA, kam marë njohuri teknike për të rritur rendimentin e fermës, jam njohur me risitë për teknologjitë e prodhimit dhe kam marrë edhe keshillim financiar. Në platformën ABA Online, veçanërisht jam i interesuar për çmimet e tregut të shumicës në tregun e Lushnjës. Shpresojmë në të ardhmen, në ABA Online të kemi të dhëna edhe për tregun e shumicës së Beratit dhe Fierit’, - shprehet Endriti.

Ai gjithashtu zotëron 3 dynym serra, në të cilat kultivon lakër, speca, domate dhe kastravec. Të gjitha këto produkte bujqësore, Endriti i prodhon për eksport. 

Lakra është me leverdi, edhe pse sjell më pak fitim se domatja, kërkon më pak punë, por ka rendiment të lartë dhe tregu për eksport është i sigurtë’’, - shprehet Endriti. 

Duke falenderuar familjen Hatija për bashkëpunimin e gjatë dhe korrektësinë, i urojmë Endritit shumë suksese në aktivitetin e tij. 

Data e publikimit: 01/03/2022


Lini një koment


Komente të mëparshme
34zp7n7

-🍓 Katie want to meet you! Click here: https://clck.ru/dZ7Yu?h=f75920295e7424f1ddb3e283cb9e0247- 🍓


Shpërndaj në rrjetet sociale: