Çfarë është Qendra ABA?
Kërkesat për ngritjen e qendrës së fermerëve janë rritur bashkë me suksesin e FED invest dhe anëtarëve të saj.
Qendra Agro Biznes Asistencë - ABA është një qendër informacioni për të gjithë fermerët, të cilët mësojnë dhe shkëmbejnë informacione së bashku, gjejnë informacionin e nevojshëm për të ndihmuar çdo fazë të biznesit të fermës. Qendra ABA vendos bashkëpunim dhe ndërveprim midis fermerëve dhe aktorëve të tjerë të zinxhirit të vlerave.
Qendra ABA është zëri i fermerëve shqiptarë!
Objektivi i Qendrës ABA është përmbushja e nevojave të çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e tyre të biznesit dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive financiare.
Çfarë ofron Qendra ABA?
Qendra ABA ofron informacion, ekspertizë, edukim dhe mundësinë për krijimin e lidhjeve të biznesit, si dhe rritjen e kapaciteteve të biznesit për të gjithë fermerët shqiptarë.
Kush mund të bëhet anëtar i Qendrës ABA?
Anëtarë të Qendrës ABA mund të bëhen të gjithë fermerët, anëtarë ose jo të FED invest, që synojnë rritjen e prodhimit për tu bërë më konkurrues në tregun vendas dhe rajonal.
Ku ndodhet Qendra ABA?
Qendra ABA gjendet në Lushnjë, në adresën: Rruga”Kongresi i Lushnjës”, Pallati 11 katësh, Kati i 3-të.
Në Qendrën ABA do të gjeni:
Po përpiqeni të gjeni një informacion objektiv, i cili plotëson nevojat tuaja të veçanta të biznesit?
Ju mund ta gjeni këtë informacion në Qendrën ABA dhe në platformën ABA online www.abaonline.al
***
Qendra ABA u krijua me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të Projektit “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
ywwkop
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=526eb97e00c01a09b3850cd2b7e01c3a&