Njihuni me historinë e fermerit z. Sadri Shatri




Udhëtojmë drejt fshatit Helshan më Has, për tu takuar me një nga fermerët më punëtorë të zonës. Ai është z. Sadri Shatri, një fermer, blegtor dhe tregtar shembullor. Aktivitetin bujqësor dhe blegtoral e ka trashëgimni nga familja. “10 vitet e fundit po merrem intensivisht dhe jam shumë i kënaqur me punën”, shprehet Sadriu. 

E gjejmë në arë, teksa kujdesej për pemëtoren e mollëve dhe kumbullave. Ecim në parcelat e vreshtave, ku dëgjojmë me kërshëri për procesin tradicional për nxjerrjen e rakisë së rrushit, cilësinë e lartë dhe kërkesën e tregut për këtë produkt cilësor. Parcela tjetër ishtë me arra, të mbjella vetëm 5 vjet më herët dhe këtë vit në prodhim të plotë. “ABA online më jep një informacion të detajuar për mirëmbajtjen e pemëtoreve dhe vreshtave”, shprehet Sadriu. 

Vazhdojmë në stallën e lopëve, ku gjejmë mëshqerrat dhe viçat e sapo pjellë. “Tufa e lopëve është në kullotë. Kam punësuar edhe një çoban për ruajtjen e tyre, kurse për mjeljen dhe përpunimin e qumështit më ndihmojnë njerëzit e shtëpisë. Nënproduktet e qumshtit i tregtoj në Krumë. Në të ardhmen e afërt dua të ndërtoj një baxho, pastaj edhe disa shtëpiza për turistë”, shprehet Sadriu gjithë emocion.

Kullotat e bagetive në gjelbërim dukeshin të pafund. Sadriu na tregoi se mbjell misër, grurë dhe thekër për konsum vetjak dhe për gjedhin. Në të gjithë këtë aktivitet kaq intensiv, ai gjen mbështetjen e familjes së tij dhe gëzon respektin e gjithë fshatit. 

Falë bashkëpunimit ndër vite me FED invest, mbështetjes me kreditim dhe një partneriteti besnik dhe korrekt nga të dyja palët, për shkak të COVID-19 në vend dhe lehtësimin e impaktit të pandemisë në aktivitetin bujqësor, Sadriu përfitoi një subvencion simbolik në mbështetje me inpute bujqësore.

I urojmë z. Sadri dhe familjes së tij punëtore shumë suksese!

Data e publikimit: 23/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: