Cilët janë faktorët natyral kufizues për sëmundjen e syrit të palloit?




Cilët janë faktorët natyral kufizues për sëmundjen e syrit të palloit?

  • Syri i palloit është sëmundja që shkakton më shumë dëm dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme nga fermeri kur kushtet klimatike favorizojnë zhvillimin e sëmundjes dhe çojnë në uljen e prodhimit.
  • Aplikimi i teknikave të parandalimit që në fillim dhe me një mbarështrim të mirë të ullishtes, bën të mundur shfrytëzimin e faktorëve natyral dhe agronomik për kufizimin e sëmundjes.
  • Përdorimi i kontrollit direkt me preparate kimike jep rezultate të mira, por duhet të tregohet kujdes për të evituar përdorimin e panevojshëm të mjeteve teknike.

Ndikimi i temperaturës

  • Temperatura mbi 25°C ose nën 5-10°C është kufizuese për fillimin e infeksionit, temperatura optimale për zhvillimin e infeksionit është 18-20°C.
  • Temperaturat e larta kanë një efekt më të madh kufizues ndaj infeksionit dhe shfaqjes së simptomave, krahasimisht me temperaturat e ulta.
  • Në verat e gjata të nxehta e të thata, ulliri paraqet një renie fiziologjike të gjetheve, me të cilën bien edhe një pjesë e mirë e gjetheve të infektuara, në mënyrë të veçantë ato me simptoma të dukshme.

Ndikimi i lagështisë

  • Lagështia e lartë dhe shiu janë të domosdoshëm për sëmundjen.
  • Lagështia e lartë afër ngopjes është e domosdoshme për mbirjen e konideve dhe gjithashtu infeksionet ndodhin vetëm kur gjethja është e lagur për një kohë të gjatë.
  • Shiu është faktori kryesor në përhapjen e konideve, duke transportuar ato në pjesën e ulët të kurorës.
  • Elemente të tillë tregojnë se janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes, ullinjtë e mbjellur në lugina të ulëta, ku ka lagështi të lartë, si dhe në ullinjtë e mbjellur dendur.

Ndërhyrjet agronomike 

Krasitja 
Krasitjet shumëvjeçare duhet të evitohen, sepse kurorat e dendura favorizojnë sëmundjen duke krijuar lagështi të lartë; në ambjentet veçanërisht të favorshme për sëmundjen dhe në kultivarët e ndjeshëm, një praktikë e tillë rrit mundësinë e zhvillimit të patogjenit. 

Zgjedhja varietale 
Përdorimi i varieteteve më pak të ndjeshme influencon në mënyrë të dukshme në kontrollin e syrit të palloit. 

Distancat e mbjelljes 
Mbjelljet e dendura favorizojnë qëndrimet e lagështisë atmosferike në ullishteduke shtuar mundësinë e infeksionit nga syri palloit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë përse është e rëndësishme diagnoza paraprake syrit të palloit?

Data e publikimit: 30/09/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Very nice post. I just stumbled upon your weblog and wished to say that I have really enjoyed browsing your blog posts. In any case I will be subscribing to your rss feed and I hope you write again soon! maglie da calcio a poco prezzo TiaraXeaf maglia leicester 2022 BethQuint

-Clay


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KONTROLLI I VARROAS NE SEZONIN VEROR PËRMES TEKNIKAVE TË BLLOKIMIT ARTIFICIAL TË PJELLJES, KOMBINUAR ME TRAJTIMIN ME ACID OKSALIK ME PIKA

.

Lexo më shumë

ÇFARE DUHET BËRË PËR TA KONTROLLUAR ME EFIKASITETIN MAKSIMAL VARROAN

Lexo këtu për më shumë!

Lexo më shumë

SHËRBIMET AGROTEKNIKE TË GËSHTENJËS

Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?

Lexo më shumë

MBROJTJA NGA SËMUNDJET, DËMTUESIT DHE VJELJA E PRODHIMIT TEK FTOI

Cilat janë disa nga sëmundjet kryesore të ftoit dhe Masat e parandalimit dhe kontrollit?

Lexo më shumë