Teknikat e kapjes masive për kontrollin e mizes mesdhetare C. capitata




Ceratitis capitata, e njohur si miza mesdhetare e frutave është dëmtues polifag, i cili prek mbi 260 lloje bimësh dhe shkakton një dëm që llogaritet në 30 – 40% të prodhimit në bimët që prek.

Përse duhet kontrolluar ky dëmtues?
Është dëmtuesi kryesor i frutave që çojnë në shkatërrimin masiv të tyre.

  • Dëmi i parë konsiston në dëmtimin e frutave si rezultat i shpimit që bën femra me qëllim vendosjen e vezëve. Shpimet e shkaktuara nga femra nëpërmjet ovopozitorit, janë premisë dhe porta hyrëse për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme kërpudhore, të cilat çojnë drejt prishjes së frutit.
  • Dëmi i dytë shkaktohet nga larvat, të cilat zhvillohen brenda në frutat e bimëve të lartpërmendura. Frutat e prekur, mbi lëkurë kanë pulla (njolla) në ngjyrë jeshile të errët, të cilat zbuten dhe janë pak të shtypura. Këto më vonë kalben dhe bien, pasi larvat ushqehen me tulin e frutit, të cilin e nxijnë dhe e kthejnë në një masë të qullët.
  • Është insekt i vendeve të ngrohta.
  • Pragu më i ulët termik për zhvillimin e saj është 13.5°C.
  • Në varësi nga kushtet klimatike të zonës, ka 3 - 16 brezni në vit. 
  • Kushtet optimale për zhvillimin e saj janë kur temperatura mesatare ditore e ajrit është 26°C dhe lagështia relative e ajrit 70 %.
  • Femrat 4 - 10 ditë pas shfaqjes fillojnë të vendosin vezët.
  • Vezët vendosen nën cipën e lëkurës së frutit.
  • Në një ditë femra pjell nga 4 - 6 vezë, ndërsa gjatë gjithë jetës së saj, në kushte të favorshme, deri në 800 vezë.
  • Pas çiftëzimit, femra kërkon për një bujtës të përshtatshëm.
  • Fruta të tilla si kajsia janë të preferuara për të bujtur, por edhe të tilla si molla dhe dardha.
  • Kur popullatat e mizës mesdhetare janë të larta, femrat bëhen më pak përzgjedhëse dhe  infektojnë bimë bujtëse më pak të preferuara, të tilla si ulliri.
  • Femra e dëmtuesit infekton bujtës më pak të preferuar në qoftë se bujtësit e preferuar nuk janë në dispozicion, edhe kur popullatat janë të ulëta.
  • Zhvillimi embrional zgjat në varësi nga temperatura e ajrit nga 2 - 25 ditë.
  • Larvat e çelura fillojnë të ushqehen me tulin e frutit duke bërë kanale (galeri).
  • Zhvillimi i larvës sipas kushteve të ambjentit, përfundon brenda 9 - 50 ditëve.
  • Larvat mbas zhvillimit të plotë braktisin frutin dhe kalojnë në tokë, ku në thellësinë 3 - 5 cm transformohen në pupë.
  • Larvat krisalidohen edhe në sipërfaqen e tokës ose në vetë frutat.
  • Stadi i pupës zgjat 12 - 60 ditë.
  • Mizat e shfaqura ushqehen me lëngjet sheqerore të frutave të ndryshme ose me lule.
  • Mbas ushqimit plotësues, femra fillon depozitimin e vezëve.
  • Është për t’u theksuar se në mungesë të frutave, mizat janë në gjendje të zgjasin aftësinë e ruajtjes së vendosjes së vezëve për 4 - 6 muaj.
  • Miza mesdhetare në të gjithë stadet e zhvillimit është shumë e ndjeshme ndaj temperaturave të ulta.
  • Temperatura -2°C është vdekjeprurëse për larvat.

Cikli i zhvillimit të mizës mesdhetare të frutave, Ceratitis capitata

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi monitorimin e Mizës Mesdhetare të agrumeve

Data e publikimit: 14/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KANCERI BAKTERIAL (XANTHOMONAS CITRI PV. CITRI) NË AGRUME DHE MENAXHIMI I SAJ

Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes dhe si bëhet parandalimi i saj?

Lexo më shumë

SI KONTROLLOHET DHE PARANDALOHET SËMUNDJA?

Si zhvillohet dhe përhapet sëmundja?

Lexo më shumë

KONTROLLI I TENJËS MINUSE TË AGRUMEVE PHYLLOCNISTIS CITRELLA

Tenja minuese e agrumeve këto vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues për agrumet që kultivohen në pellgun e mesdheut.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË ECURIA BIOLOGJIKE E TENJËS SË AGRUMEVE?

Tenja minuese e agrumeve ka katër faza të jetës: veza, larva, pupa dhe insekti i rritur

Lexo më shumë