Zinxhiri i Vlerës është një koncept pjesë e të cilit ju jeni përgjatë ushtrimit të një aktiviteti biznesi për të siguruar produkte ose shërbime duke mundësuar ofrimin e e tyre për konsumatorin.
Zinxhiri i Vlerës është një seri hapash të njëpasnjëshëm të lidhur me njëri-tjetrin. Siç nënkuptohet edhe nga vetë fjalët përbërëse, koncepti përfshin veprime të cilat kryhen dhe janë të ndërlidhura zinxhir me njëra tjetrën ku secila pjesë përbërëse e hallkës merr një vlerë të caktuar në prodhim apo në shërbim.
Procesi i zinxhirit të vlerës përfshin të gjithë operacionet që kryhen nga marrja e lëndës së parë e deri në shpërndarjen e produktit apo shërbimit tek klientët ose konsumatorët. Zinxhiri i vlerës përfshin aktivitete të tilla që lidhen me:
Përse ju nevojitet identifikimi dhe analiza e zinxhirit të vlerës në biznesin tuaj?
Analiza e Zinxhirit të Vlerës realizohet duke vlerësuar procedurat e detajuara që përfshihen në çdo hallkë të biznesit prodhues ose të ofrimit të shërbimit. Qëllimi i kryerjes së analizës është rritja e efiçencës së produktit ose shërbimit, në mënyrë të tillë që biznesi juaj të mund të ofrojë vlerë maksimale për një kosto sa më të ulët të prodhimit ose shërbimit.
Analiza e Zinxhirit të Vlerës ndihmon në përcaktimin e fillimit të një biznesi duke ju orientuar mbi llojin e aktivitetit, vendndodhjen, madhësinë e tij, tregjet potenciale të furnizimit dhe ato të shitjes, teknologjitë që do të përdorni, duke vlerësuar çdo hallkë të biznesit përsa i përket avantazheve, potencialeve, anëve të dobëta si dhe rreziqeve të mundshme.
Pa dyshim si në çdo biznes tjetër edhe ju në fermën tuaj jeni të interesuar të identifikoni burimet që përmirësojnë ose që përkeqësojnë efiçencën e kostos në fermë. Ndaj, analiza e zinxhirit të vlerës ju ndihmon të ndërmerrni vendimet e duhura për aktivitete të ndryshme të biznesit; të identifikoni hallkat e dobëta në biznes dhe të ndërmerrni masat përmirësuese në rastet e mungesës së efiçencës, si dhe të identifikoni hallkat e forta e mundësitë në biznes për rritjen e mëtejshme të efiçencës.
Psh: nëse ferma juaj ndodhet në një zonë me mungesë të vaditjes, prodhimi i jonxhës nuk është në nivelin e duhur dhe për pasojë kosto e prodhimit është shumë e lartë. Ndërkohë jonxha përbën një nga ushqimet bazë për tufën tuaj. Në këtë rast analiza e zinxhirit të fermës ju mundëson të vlerësoni burimet e furnizimit me bar jonxhe nga burime të mundshme jashtë fermës. Nëse blerja jashtë fermës ju mundëson rritje të efiçencës së prodhimit në fermë, ju mund të përplotësoni nevojat duke shtuar një aktor bashkëpunues përgjatë Zinxhirit të Vlerës, pikërisht fermën prodhuese të barit të jonxhës cilësore dhe me çmim brenda kufijve që ju mundëson rritjen e efiçencës së prodhimit.
Analiza e Zinxhirit të Vlerës ndihmon në analizimin e lidhjeve të ndërvarësisë siç mund të jetë një teknologji e re dhe kualifikimi i nevojshëm i punonjësve për t’ju përgjigjur kësaj teknologjie. Për shembull, nëse ju do të filloni të përdorni të ushqyerit me anë të mikserit të mekanizuar, është e domosdoshme të ofroni kualifikim të punonjësve që do të përdorin një paisje të tillë.
Analiza mundëson ndërmarrjen e vendimeve që sjellin rritje të prodhimit dhe uljen e kostove, si dhe mundëson krijimin e avantazheve ndaj konkurentëve të biznesit tuaj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Zinxhirë të ndryshëm të Vlerës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë