Histori Suksesi – LEONORA KOTORRI




Në Gramsh udhëtojmë për të takuar Leonora Kotorrin, bletare, anëtare e vjetër e FED invest, një histori suksesi. Matilda na shoqëron për në shtëpinë e saj në të dalë të qytetit të Gramshit ku megjithëse vapë, Leonorën e gjejmë në mes të punës dhe menjëherë fillojmë bisedën.

Leonora na shpjegon se “i shërbej bletëve që nga bërja e koshereve në punishten time, të cilat i përdor si për vete por edhe për të tretë, deri tek marrja e të gjitha produkteve të bletës. Këto 30 koshere që shihni këtu janë mëma të reja por koloninë me 140 koshere e kam lart në mal dhe klima më mundëson që të mos kem nevojë për shtegtim”. 

Lidhur me FED invest-in thotë: “Nuk mbaj mend sa kredi kam marrë sepse as Matilda nuk ka qenë pjesë e stafit kur kam filluar unë bashkëpunimin por, di që me kredinë e parë ndërtova këtë shtëpi që kam sot. Pas ’90 morëm pronat tona dhe vjehrra vinte çdo ditë nga qyteti këtu, nga mëngjesi deri në darkë duke u marrë me disa lopë që kishim. 

Për shkak të moshës së saj dhe pamundësisë për ta shoqëruar, pasi na duhej edhe të punonim edhe të merreshim me fëmijët, bashkë me burrin vendosëm të shisnim shtëpinë në qytet plus kredinë në FED invest dhe të ndërtonim këtë që kemi sot dhe së fundmi kam kredi edhe unë edhe vajza”. 

Duke shijuar mjaltin e prodhuar prej saj flasim edhe për Qendrën ABA ku Leonora na shpjegon se është ndër të parat që shfrytëzon platformën dhe kryesisht rubrikën “PYET EKSPERTIN” dhe është ndjekëse e rregullt e të gjitha takimeve online që zhvillon Dr. Pëllumbi me bletarë nga gjithë trevat shqiptare. 

Na kërkon që të sjellim Dr. Pëllumbin për ta falenderuar për asistencën e ofruar si dhe për ti treguar që vërtetë këshillat dhe sugjerimet e tij i ka ndjekur me rigorozitet për të arritur rezultatet. 

Nuk na mbetet ta falenderojmë dhe ta lëmë në ditën e saj të ngarkuar me punën në shërbim të bletëve.

Data e publikimit: 16/08/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Jeni përpjekur të merrni kredi nga bankat pa sukses? Keni nevojë urgjente për para për të dalë nga borxhi? Keni nevojë për para për zgjerimin apo themelimin e biznesit tuaj? Merrni një kredi nga një nga kompanitë kryesore të huasë në Mbretërinë e Bashkuar. Mund të aplikoni përmes whatsapp: +14092051142 ose email: larryfox2017@hotmail.com

-Larry Fox


Shpërndaj në rrjetet sociale: