KUJDESI PËR KULTURËN E ULLIRIT




Vitet e fundit në mjaft vende që kultivojnë ullirin ka filluar të përdoret një teknikë e re për kontrollin e mizës ullirit duke realizuar kapjet masive të këtij dëmtuesi me anë të grackave ekologjike bazuar në  tërheqjen me fermonon dhe ushqim në  kulturën e ullirit. Qëllimi i kësaj metode është të eliminojë insektet e rritura të mizës së ullirit dhe kryesisht femrat duke reduktuar në këtë mënyrë vendosjen e vezëve dhe duke parandaluar  infeksionet.

Për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve që kultivojnë ullinj, Qendra ABA fillimisht organizoi trajnimin online “Aplikimi i grackave ekologjike bazuar në tërheqjen me fermonon dhe ushqim në  kulturën e ullirit” me pjesëmarrjen e 32 fermerëve nga rrethet Lushjnë, Berat, Elbasan dhe Tiranë, më datë 22 korrik, 2021. Trainimi online u përqëndrua në rëndësinë që ka aplikimi i ferromoneve në ullinj, efiçenca e tyre, koha e përshtatshme e aplikimit, sëmundjet që parandalon, si dhe u shpjegua si ndikon në rritjen e rendimentit.

Me kërkesë të vetë fermereve më pas u zhvilluan edhe 2 demostrime paktike për aplikimin në ullishte të grackave ekologjike në Cërrik, Elbasan me pjesëmarrjen e 15 fermerëve, më datë 2 gusht, dhe në fshatin Bitaj, Lushnjë me pjesëmarrjen 24 fermerëve, më datë 20 gusht, 2021. Trainimi online dhe demostrimi në ullishte u mbajtën nga Prof. Shpend Shahini, Eksperti i Qendrës ABA. 

Disa sekuenca të demostrimit praktik si vendosen grackat ekologjike dhe ferromoni mund ti ndiqni në Facebook të Qendra_ABA https://fb.watch/7ABjCEqLnO/ 

Nëse doni të mësoni më shumë për kontrollin e mizës të ullirit nëpërmjet gackave ekologjike, klikon këtu.

Kujdesi për kulturën e ullirit shtrihet gjatë gjithë vitit, prandaj Qendra ABA do të organizoj çdo muaj trajnime online ku eksperti do të japë këshillat mujore për kulturën e ullirit.  Njoftimet për trajnimet online i gjeni duke klikuar në platformën ABA Online.

Data e publikimit: 26/08/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: