Histori Suksesi – FRAN ISUFI




Jo shumë e dinë që Kurbini hyn në një nga zonat e njohura të kultivimit të ullirit. Këtë në bisedë na e konfirmon edhe Kastrioti, përgjegjësi i FED invest-it për zonën, madje na thotë që ne kemi ndihmuar me një kredi SME për hapjen e një fabrike moderne për përpunimin e vajit, një start-up. Kurioz, meqë përkon edhe me periudhën e vjeljes dhe përpunimit, shkojmë të takojmë Franin, të zotin e fabrikës.

Fran Isufin e gjejmë në kulmin e punës, megjithë orën e herët, dhe gjen kohë për një bisedë të shkurtër ku na shpjegon për ullinjtë shekullor dhe zonat. 

Unë prej më shumë se 30 vjetësh punoj si mekanik, meqë zona ka shumë ullinj dhe duhej ti përpunonim larg, e pashë fabrikën si një mundësi biznesi. U drejtova në shumë dyer institucionesh financiare, por për shkak se të ardhurat e mia ishin vetëm nga puna si mekanik dhe fabrika ishte, me gjuhën e sotme, start-up, mbështetjen e gjeta vetëm nga Kastrioti në FED invest. 

Procedurat ishin pak të gjata si fillestar por, gjithsesi u miratua dhe po punoj. Përveç kredisë, falenderoj FED-in edhe se ofron këste fleksibël, pasi fabrika nuk punon 365 ditë të vitit. Konkurrencën nuk e kam frikë se kush ka ardhur një herë në fabrikën time, nuk ikën më. 

Ëndrrën e realizova për fabrikën e vajit, por kam një dëshirë që pasi të shlyej kredinë të bëj dhe një fabrikë të vogël për prodhimin e sapunit dhe besoj që derën në FED invest e kam të hapur dhe nuk jam më “fillestar”.

Franit i duhet të largohej pasi ndërkohë që flisnim, radha e makinave në dyert e fabrikës u shtua dhe gjen rastin të falenderojë edhe FED invest-in si institucion por edhe stafin, siç thotë ai “të mrekullueshëm”. 

Data e publikimit: 12/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: