Mbjellja e fidanit të patëllxhanit




Përpara se të mbillni fidanët ju duhet të disifektoni dhe të pajisni serrën me masa mbrojtëse kundrejt agjentëve dëmtues si kurthe ngjitëse, ferromone etj. Më pas filloni me përgatitjen e tokës, duke filluar me punimin e saj, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, i cili është një kusht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e patëllxhanit.

KUJDES! Përgatitja e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës paraardhëse. 

REKOMANDIM! PËRPARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET TA EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE. 

  • Disatancat në të cilat mbillen fidanët e patëllxhanit janë në bazë të zhvillimit vegjetativ, e cila varion në 2-3 bimë/m². Metoda që sugjerohet për mbjelljen e patëllxhanit vijon si më poshtë:
  • Rreshta të afruar me njëri-tjetrin në distancë 40 cm, bima me bimën 50 cm dhe distanca mes dy rreshtave është 1.2 m për një total prej 2.5 bimë/m².
  • Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Menjëherë pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubikun me tokën.
  • Lidhja e frutave të patëllxhanit ndikohet shumë nga temperaturat. Në temperatura nën 15°C dhe mbi 30°C, lulet nuk lidhen. Edhe në rast se arrijnë të formojnë frut, ato janë shumë të deformuara. Temperatura për lidhjen e frutave është 18-28°C. Një zgjedhje moderne për pjalmimin e luleve është edhe përdorimi i bletëve pjalmuese. Një koshere bletësh pjalmuese mbulon rreth 2000 m². Duhet patur kujdes përdorimi i insekticideve, pasi disa lloje ndikojnë negativisht tek bletët. Gjithashtu, një risi e tregjeve perëndimore ështe përdorimi i varieteteve partenokarpike, të cilat janë vetë pjalmuese. Varieteti i parë i këtij lloji në Shqipëri është Dafni F1.

Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Temperaturat optimale që bima të funksionojë janë: 21-25°C gjatë ditës dhe rreth 17-19°C gjatë natës, me lagështi ajërore 60-70%, si ditën dhe natën. Luhatje nga këto vlera e bëjnë bimën më të ndjeshme ndaj sëmundjeve. 

Si duhet të krasitet patëllxhani?
Krasitja e patëllxhanit bëhet kur bima jep lulet e para. Ajo konsiston në heqjen e të gjithë krahëzave. Më pas bima lidhet me spango, në dy, tre ose në katër degë. Një skemë krasitje, që përfshin edhe orientimin e bimës në katër degë, mund ta shihni në foton e mëposhtme. Vijat e kuqe simbolizojnë pjesët e bimës që duhen hequr. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi skemat plehëruese të  patëllxhanit.

Data e publikimit: 05/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KONTROLLI I VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT

Verticilioza e ullirit është një sëmundje që po përhapet gjithnjë e më tepër në kulturën e ullirit dhe po kthehet në një problem serioz kryesisht në ullishtet e kultivuara në fushë.

Lexo më shumë

CILAT JANË SIMPTOMAT E SËMUNDJES SË VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?

Verticilioza e shkaktuar nga Verticillium dahliae, është një trakeomikozë që prek shumë specie si drufrutore dhe barishtore.

Lexo më shumë

CILI ËSHTË DËMI DHE KONTROLLI I VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?

Cili është dëmi dhe kontrolli verticiliozës në kulturën e ullirit?

Lexo më shumë

ÇFARË DUHET TË MBANI PARASYSH PËR NGRTJEN E NJË FERME ME TË DHIRTA!

Dëshironi të filloni një biznes të ri në fushën e blegtorisë? Në këtë artikull do të përshkruajmë disa elementë të rëndësishëm që duhet të mbani parasysh.

Lexo më shumë