Qendra ABA është zëri i fermerëve shqiptarë!
Objektivi i Qendrës ABA është përmbushja e nevojave të çdo fermeri shqiptar me qëllim zhvillimin e biznesit, ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive financiare. Shërbimet e Qendrës ABA janë krijuar për t'i shërbyer nevojave të fermerëve shqiptarë.
Në mënyrë që të sigurohemi që zëri juaj të dëgjohet, pranë Qendrës ABA është krijuar Komiteti për Nxitjen dhe Forcimin e Aktivitetit të Qendrës ABA, të cilët mbledhin mendimet dhe reflektojnë zërin tuaj në shërbimet që ne ofrojmë.
Kush është roli i anëtarëve të Komiteti për Nxitjen dhe Forcimin e Aktivitetit të Qendrës ABA?
Anëtarët e Komiteti për Nxitjen dhe Forcimin e Aktivitetit të Qendrës ABA janë lider në komunitetin e tyre dhe kanë rol këshillues për Qendrën ABA. Ata veprojnë si një skuadër për të tërhequr komentet nga terreni dhe shërbejnë si një fokus grup që furnizon Qendrën ABA me informacionin e nevojshëm për bujqësinë dhe blegtorinë.
Anëtarët e Komitetit luajnë një rol aktiv në Forumin e platformës ABA online, në të cilin shtrojnë pyetje, i përgjigjen shqetësimeve, si dhe ndajnë eksperiencën me njëri-tjetrin.
Si zgjidhen anëtarët e Komiteti për Nxitjen dhe Forcimin e Aktivitetit të Qendrës ABA?
Zgjedhja e Komitetit është bërë me kujdes përmes një procesi transparent gjatë Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të FED invest në maj 2020. Anëtarët e komitetit janë përfaqësues të rajoneve të ndryshme, kanë eksperiencë të spikatur në bujqësi dhe blegtori, si dhe ka ndërthurje brezash.
Kush janë anëtarët e Komitetit për Nxitjen dhe Forcimin e Aktivitetit të Qendrës ABA?
Z. Besim Shahini Z. Besim është specialist i lartë dhe njeh mirë bujqësisë dhe agroturizmin. Ai është pjesë e të zgjedhurve të FED invest prej 20 vjetesh. Z. Besim është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artisëve durrsakë. Është autor i vëllimeve me poezi dhe i disa romaneve. Gjithashtu, boton artikuj ne shtypin e shkruar dhe është pjesëmarrës në panele të ndryshme televizive. |
Z. Nuri Koni Z. Nuri është fermer me eksperiencë të gjatë në fushën e bujqësisë dhe jeton në Marikaj, Tiranë. Ai është pjesë e të zgjedhurve të FED invest prej 20 vitesh. Me optimizmin që e karakterizon, Z. Nuri shprehet: "Edhe kur hapëm degën e FED invest në Marikaj filluam me 9 anetarë, tani kemi me shume se 900 anëtarë. Të njëjtin sukses do të ketë edhe Qendra ABA në zonën tonë." |
Z. Flamur Kocaqi Z. Flamur është nga Roskoveci. Ai është fermer me eksperiencë të gjatë në prodhimin e perimeve në serra dhe në fushë. Z. Flamur gëzon respekt në komunitetin ku jeton, e megjithëse fjalëpak ai është model në punën e tij. Ai është pjesë e të zgjedhurve të FED invest prej 15 vitesh. Për Flamurin, ABA online është një “universitet më vete”. |
Z. Ramazan Hoxha Z. Ramazan është ekonomist me një eksperiencë të gjatë pune. Ai njeh mirë frutikulturën, agrumet dhe prodhimin e ullirit, por jo vetëm. Ramazani ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e aktivitetit të FED invest në Degën e Cërrikut, Elbasan, prej 22 vitesh. |
Z. Sotiraq Bizhoti Z. Sotiraq është agronom me eksperience të gjatë pune, si dhe ka kryer specializime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ai ka një farmaci bujqesore dhe ka një reputacion shumë të mirë në zonën e Urës Vajgurore, Berat, në të cilën ushtron aktivitetin e tij prej 15 vjetësh. Z. Sotiraq ka pasion drurët dekorative dhe është ambjentalist. Ai është pjesë e të zgjedhurve të FED invest prej 10 vitesh. |
Z. Vladimir Hoxha Z. Vladimir është nga Ardenica e Lushnjës. Ai ka mbaruar studimet e larta në degën e veterinarisë dhe ushtron veprimtarinë e tij në zonën e Ardenicës, si dhe më gjerë si mjek veteriner e teknik ndërzimi, me një eksperiencë pune rreth 25 vjecare. Gjithashtu, ka dhe fermën e tij, në të cilën kultivon kryesisht ullinj. Vladimiri ka një bashkëpunim prej më shumë se 15 vitesh me FED invest. |
Shpërndaj në rrjetet sociale: