Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e lakrës së Brukselit duhet te kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Punimi i thellë 30-35 cm është mirë të kryhet herët. Pas tij, në varësi të periudhës së mbjelles, kryhen punime përgatitore si diskime e frezime, gjatë të cilave bëhen trajtime për luftimin e barërave të këqija. Tokat ku do të mblillet lakra e Brukselit të jenë të kulluara.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse për të siguruar kullim të plotë gjë të cilën e kërkon lakra e Brukselit.
Plehërimi i tokës
Lakra e Brukselit është bimë me kërkesa të larta për lëndë ushqyese. Plehërimi duhet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes etj. Në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes të përdoret gjithë sasia e planifikuar e plehërave organike dhe fosforike, 1/3 e plehrave azotike dhe 1/2 e atyre potasike, ndërsa pjesa tjetër e tyre përdoret gjatë periudhës bimore.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lakra e Brukselit?
Për të marrë një prodhim prej 20 kv/dyn lakër Brukselit, kërkohen: azot (N) 15-18 kg lëndë aktive;fosfor (P2O5) 10-122 kg lëndë aktive; potas (K2O) 16-18 kg lëndë aktive.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i lakrës sëBrukselit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Pazia është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh dhe bishtash.
Lexo më shumë
Cilat janë kërkesat e ruketës për klimën, tokën dhe parabimën ?
Lexo më shumë
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumë