Për luleshtrydhen duhet kushtuar shumë kujdes gjatë vjeljes dhe transportit sepse frutat janë shumë delikate dhe dëmtohen lehtë. Fruti zakonisht është gati për vjelje 4 – 6 javë pas lulëzimit. Vjelja bëhet duar duar çdo 2 ditë. Ajo zgjat 20 – 25 ditë për kultivarët njëherësh, dhe 3 – 4 muaj për kultivarët shumë-herësh. Frutat vilen në mëngjes pas largimit të vesës ose pasdreke vonë me freskimin e kohës. Tuli i frutit nuk duhet të preket me dorë.
Për vjeljen veprohet në këtë mënyrë: me dorën e majtë ngrihen gjethet e bimës, kurse me gishtin e madh dhe atë tregues të dorës së djathtë bëhet shkëputja e frutit së bashku me një pjesë të bishtit, rreth 1,5 – 2 cm të gjatë.
Nëse bishti dhe kupa (pjesa ku ngjitet fruti) hiqet, atëherë fruti prishet shpejt dhe nuk e duron transportin.
Meqenëse luleshtrydhet janë fruta që nuk vazhdojnë të piqen pas vjeljes, ngjyra është treguesi kryesor i pjekurisë, që përdoret për të përcaktuar momentin e vjeljes. Kjo është një detyrë e vështirë, pasi luleshtrydhet kanë një jetëgjatësi shumë të shkurtër dhe sa më të pjekura të jenë në vjelje, aq më e shkurtër do të jetë jetëgjatësia e frutave pas vjeljes. Pra, frutat vilen sapo të kenë marrë ngjyrën plotësisht të kuqe dhe kur fruti e ruan akoma mirë fortësinë.
Ruajtja e vlerave tregtare varet shumë nga ambalazhi që përdoret. Paketimi dhe transporti i luleshtrydhes bëhet me ambalazhe të vogla plastike që zënë 200 – 250 g, ose në arka që zënë 2 – 2,5 kg. Në këto arka frutat ruhen më mirë (nuk dëmtohen) dhe transporti është më i lehtë.
Hiqni luleshtrydhet e dëmtuara ndërsa vazhdoni vjeljen për të eliminuar kalbjen e prodhimit. Zakonisht seleksionimi dhe pastrimi i kokrrave të dëmtuara bëhet direkt në fushë gjatë vjeljes. Luleshtrydhet e velura nuk duhet të lahen dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dërgohen për tregtim.
Ruajtja e luleshtrydheve
Luleshtrydhet kanë një jetëgjatësi shumë të shkurtër, prandaj ato duhet të konsumohen brenda dy ditësh pas vjeljes. Pas vjeljes ato duhet të ruhen në vende të freskëta dhe pa rrezet e diellit direkt. Luleshtrydhet do të qëndrojnë të freskëta për 3 - 5 ditë në frigorifer, por pas kësaj periudhe ato e humbasin freskinë shumë shpejt. Luleshtrydhet mund të ruhen të ngrira për rreth 2 muaj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëFermeri që vendos të mbjellë gojy, duhet të ketë parasysh këta veçori të tij:
Lexo më shumëBimët e Physalis janë shumë më pak të prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit sesa domatet apo bimët e tjera të familjes solanaceae, megjithatë edhe kjo kulturë preket nga sëmundje e dëmtues si Alternaria, mozaiku ndonjëherë prek edhe Physalis rezistente.
Lexo më shumëFara e prodhuar nga mbjelljet verore është me cilësi më të mira prodhuese dhe pa degjenerim.
Lexo më shumë