Shërbimet agroteknike në kohë ndikojnë në rritjen e prodhimin dhe cilësinë e tij. Shërbimet kryesore në vitin e parë pas mbjelljes e në vazhdim konsistojnë në krasitjen, luftimin e barërave të këqija, plehërimin, ujitjen dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Krasitja: Në pranverë duhet të bëhet zgjedhja e lastarëve më të mirë dhe të bëhet lidhja e tyre për teli. Çdo lastarë në prodhim shkurtohet me prerje të pjerrtë në lartësi 2 m. Në 1m gjatësi të rreshtit duhet të jenë 5 - 7 lastarë. Lastarët e thyer dhe të dëmtuara shkurtohen dhe largohen.
Proces i rëndësishëm është edhe heqja e lastarëve të rinj. Të gjithë lastarët e rinj që dalin në pranverë, 15 – 30 maj, largohen deri në nivel të sipërfaqes së tokës. Pas muajit maj lastarët lihen që të rriten dhe përgatiten për vitin e ardhshëm.
Plehërimi i mjedrës në prodhim: Mbështetur në analizat e tokës dhe sasia e prodhimit të planifikuar për plehërimin bazë të mjedrës rekomandojmë:
Plehërimi plotësues i mjedrës mund të bëhet me plehra kokrrizor (të granuluar) plehrat kristalorë me ujitjen dhe mikroelementet të cilët përdoren në plehërim gjethor. Pjesa më e madhe e plehërimit në të gjitha metodat varet nga përmbajtja e lëndëve ushqyese në tokë, natyra e tokës dhe potenciali ekzistues i sistemit për ujitje. Nëse nuk ekziston sistemi ujitës me pika plehërimi mund të bëhet me shpërndarjen e plehut të stallës së bashku me plehrat kimikë të granuluar (kokrrizuar).
Më të rëndësishëm për mjedrën janë tre elemente: azoti (N), kaliumi (K), dhe fosfori (P). Azoti në vitin e parë duhet përdorur përafërsisht 35 kg azot/ha. Përdorimi i plehrave minerale në vitin e parë duhet evituar deri në shfaqjen e lastarëve, sepse bimët e reja të mjedrës janë shumë të ndjeshme dhe mund të dëmtohen nga përqendrimi i shtuar i kripërave në tokë.
Në vitet e ardhshme, për llojet dyvjeçare të mjedrës, përdoret azot (N) në sasi 75 kg/ ha, ndërsa për llojet njëvjeçare përdoret azot 110 kg/ha. Fosfori duhet të përdoret për çdo vit në sasi 25 – 30 kg/ha. Kaliumi duhet të përdoret për çdo vit në sasi 50 – 60 kg/ha. Në mjedrat dyvjeçare plehërimi duhet të bëhet dy ose tri herë në vit.
Ujitja e mjedrës duhet të sigurohet në mënyrë të njëtrajtshme gjatë tërë periudhës së vegjetacionit. Sistemi i ujitjes me pika është sistemi nga i cili uji lirohet në afërsi të bimës. Ky sistem përdoret me sukses edhe në vende të pjerrëta dhe siguron shpërndarjen e mirë dhe uniforme të ujit.
Nuk rekomandohet ujitja me ujë të shpejtë dhe me sasi të tepruara, sepse sasia e ujit të tepërt është i dëmshëm për këtë bimë.
Nuk rekomandohet ujitja e vonë (vonë në verë dhe vjeshtë) tek kultivarët dyvjeçar të mjedrës (Willamette, Mikeer, etj,.), sepse frenohet pjekja e plotë e lastarëve dhe mos përgatitja e tyre për dimërim.
Mbajtja e tokës në hapësirën midis rreshtash: Toka në hapësirën midis rreshtave mund të mbahet e punuar ose e mbjellë me bimë barishtore.
Prashitja në midis rreshtat bëhet 5 - 7 herë në vit, në thellësi 7 - 10 cm. Kur hapësira midis rreshtave mbahet tapet (e mbjellë me bimë barishtore) ai kositet disa herë gjatë vitit (sipas nevojës) në lartësinë 8 – 10 cm.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Vjelja e prodhimit tek mjedra
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës
Lexo më shumë
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë