Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit




Cila është ecuria  biologjike dhe simptomat e sëmundjes ?

M. cladosporioides lokalizohet në mezofilin e gjethes, në faqen e poshtme, ku formon një gërshetim hifesh nga ku e ka origjinën miceli me trupet sklerotike të errta. Nga e njëjta shtresë hifesh që del nga stomat ose nga lezionet e epidermës, dalin konidioforët e gjatë dhe të përkulur që mbajnë konidet me formë të zgjatur. Këpurdha vegjeton në mënyrë të pandërprerë në gjethet, duke prodhuar vazhdimisht konide, në ato që ndodhen në bimë si dhe në ato të rëna në tokë. Kepurdha është aktive veçanërisht në gjethet e vjetra, por edhe gjethet e reja të vitit mund të preken. Infeksionet duken më të shpeshta gjatë vjeshtes, por mund t'i kemi edhe në pranvere dhe gjatë dimrit, veçanërisht në zonat me klimë të butë. Këpurdha penetron nga stomat. Frutifikimi ndodh në temperaturat 12 deri 18°C.

Simptomat

Kjo sëmundje e shkaktuar nga Mycocentrospora cladosporioides, prek gjethet të cilat bien para kohe. Prekjet e frutave dhe të degëzave të reja janë të rralla. Në gjethe cerkosporioza shfaqet në faqen e poshtme të gjethes me njolla ngjyrë gri-plumbi, që mund të përfshijnë të gjithë sipërfaqen e saj. Në faqen e sipërme, zonat që i korrespondojnë faqes së poshtme zverdhen. Kjo pasohet nga tharja e tyre, e mbi të gjitha në vjeshtë nga rrezimi i gjetheve. Gjethet fillojnë të bien që në fazen e parë të simptomave, që shfaqet kryesisht në gjethet e vjetra dhe në pjesën e poshtme të kurorës. Mbi llastarët e rinj, simptomat shfaqen me njolla ngjyrë të errët (si blozë). 

Në frutat e pa pjekura ose që kanë filluar të nxihen, sëmundja shfaqet me njolla të vogla të kuqe në kafe me konture gati të rregullta, që më pas bëhen lehtësisht të shtypura; në frutat e pjekura njollat mund të jenë të rrethuara nga një rreth i verdhë.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi dhe kontrolli i sëmundjes?

Data e publikimit: 16/07/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CERKOSPORA E ULLIRIT

Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike

Lexo më shumë

Cili është dëmi dhe kontrolli i Cerkosporës së ullirit?

Kliko këtu për më shumë!

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë