Lajthitë, përveç shijes së shkëlqyeshme që e pëlqejnë pothuajse të gjithë, ka vlera të larta energjetike dhe përmbajnë një tërësi substancash të dobishme për trupin e njeriut. Çdo kokërr e lajthisë përmban më shumë se 70 % yndyrë, më shumë se 18% proteinë, rreth 5% sheqer dhe më shumë se 3% fibra. Ajo është e pasur me omega 9, makro dhe mikroelemente dhe burim i shkëlqyer i vitaminave B dhe E.
Përveç konsumit të freskët, lajthitë përdoren me sukses në industrinë e ëmbëlsirave, në industrinë e parfumerive, sapunit, bojërave dhe llakave.
Pse duhet të kultivojmë lajthinë?
KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKEN TEK LAJTHIA
Kërkesat për klimën
Zonat e kultivimit të lajthisë shtrihen në gjerësi gjeografike 37-67⁰. Lajthia është bimë e zonës kontinentale dhe mund të kultivohet deri në lartësinë 1600 m në zonat jugore dhe 500 m në zona veriore.
Kërkesat për tokën
Lajthia kërkon toka të thella, të kulluara, me përbërje mekanike të mesme. Tokat e rënda dhe që mbajnë lagështi nuk janë të përshtatshme për lajthinë (në këto toka zhvillohet pak dhe nuk prodhon). Lagështia e tepërt në tokë është shumë e dëmshme për lajthinë (krahasohet me ullirin). Toka duhet të jetë me 5.5 – 7.5 pH.
Ngritja e pemëtoreve të reja me lajthi
Përgatitja e terrenit dhe tokës
Meqenëse lajthia jeton shumë gjatë, përgatitja e tokës para mbjelljes duhet të bëhet me kujdes dhe sa më e mirë. Përgatitja e duhur e tokës jo vetëm do të sigurojë kushte të përshtatshme të rritjes së lajthisë në vitet e para të jetës, por edhe do të lehtësojë shërbimet agroteknike gjatë gjithë jetës së saj. Proceset e përgatitjes së tokës janë:
Nivelimi i tokës
Është një masë e rëndësishme për të penguar humbjen e ujit dhe gërryerjet (erozionin) nga shiu, sidomos vitet e para të mbjelljes. Gjithashtu nivelimi e sistemimi i tokës lehtëson kryerjen e shërbimeve agroteknike dhe procesin e vjeljes së prodhimit. Pjerrësia më e mirë dhe ideale do të ishte ajo 5%.
Si të sistemoni tokën kur pjerrësia e saj është mbi 5%?
Kur toka nuk e ka këtë pjerrësi bëhet tarracimi, i cili në varësi të pjerrësisë do të jetë:
Analizat e tokës bëhen para përgatitjes së tokës për të përcaktuar:
Punimi qilizmë i tokës
Është punimi i thellë i tokës mbi 50 cm. Qëllimi është të shkrifërojë tokën dhe nëntokën në thellësinë e shtrirjes së sistemit rrënjor. Punimi i thellë:
Zgjedhja e kultivarëve (varieteteve)
Zgjedhja e varietetit është momenti më i rëndësishëm në ngritjen e një pemëtoreje me lajthi. Varieteti i zgjedhur për mbjellje duhet të plotësojë disa kushte:
Sistemet e mbjelljes
Teknika e mbjelljes
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek lajthia
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Kemi mbjelle 20 ha lajthi. Na intereson njohja e teknologjise se trajtimit te saj.
-Bari Tusha
Përshëndetje! Uroj shëndet e punë të mbarë! Ju lutem, ku mund të gjej fidane të lajthive!
-Rexhep